ÐÓMAPµ¼º½

Në Londër, asambleja e përgjithshme e EBU-së në 75-të vjetorin e themelimit Në Londër, asambleja e përgjithshme e EBU-së në 75-të vjetorin e themelimit

Samiti Evropian i Radios dhe Televizionit në Londër, merr pjesë edhe Radio Vatikani

Nga 2 deri më 4 korrik, në kryeqytetin britanik do të mbahet Asambleja e 94-t e Përgjithshme e Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), organizatë kryesore e radios dhe televizionit publik në Evropë. Ngjarja do të mbahet në selinë e BBC-së në Londër, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve kryesorë të panoramës mediatike ndërkombëtare. Radio Vatikani do të përfaqësohet nga Alessandro Gisotti, zëvendësdrejtor editorial i medias së Vatikanit.

R.SH. / Vatikan

BBC do të presë Asamblenë e Përgjithshme të EBU-së në 75-vjetorin e themelimit të shoqatës kryesore të transmetuesve të shërbimit publik në botë. Ngjarje në të cilën nga 2 deri më 4 korrik do të mblidhen në Londër gazetarë nga të gjitha radiot dhe televizionet evropiane, për të diskutuar çështjet më urgjente në komunikim: nga Inteligjenca Artificiale - te liria e shtypit, nga lufta kundër lajmeve të rreme - te potenciali i transmetimit.

EBU aktualisht ka 112 organizata nga mbi 50 vende, jo vetëm në Evropë, por edhe në pellgun e Mesdheut, në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme. Këto përfshijnë transmetues historikë si BBC, RAI, France Télévisions dhe Radio Vaticana, një anëtare themeluese e EBU-së, e cila do të përfaqësohet në Londër nga Zëvendës Drejtori Editorial i Vatican Media, Alessandro Gisotti.

Angazhimi i EBU-së ndaj informacionit të shërbimit publik

Për 75 vjet, EBU është përkushtuar në mbështetjen e vlerave të informacionit të shërbimit publik dhe inovacionit teknologjik për një komunikim më të mirë në dobi të së mirës së përbashkët. Ndër iniciativat e saj më të njohura janë Konkursi i Këngës në Eurovision dhe projektet teknologjike si platforma Eurovision News Exchange, e cila ua lehtëson shkëmbimin e përmbajtjes transmetuesve evropianë. Çështjet në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme në Londër përfshijnë zhvillimet në inovacionin dixhital, qëndrueshmërinë e mediave publike, luftën kundër dezinformimit dhe rolin e transmetuesve në promovimin e kohezionit social në një botë gjithnjë e më të polarizuar.

Leoni XIV dhe roli i Radio Vatikanit

Pjesëmarrja e Radio Vatikanit në EBU, që nga themelimi, është pjesë e misionit të saj për të përhapur mesazhin universal të Kishës edhe përmes medias. Një angazhim i theksuar së fundmi, vizita e Leonit XIV në qendrën e transmetimit të emitentes papnore në Santa Maria di Galeria. Në atë rast, Papa nënvizoi sesi gjatë punës së tij misionare në Amerikën Latine dhe në Afrikë ishte me vlerë mundësia për të marrë transmetimet me valë të shkurtra të Radio Vatikanit, të cilat arrijnë në vende ku ka pak transmetues. Ndaj e riafirmoi vlerën misionare të komunikimit.

01 korrik 2025, 09:51