Më 17 korrik kalendari kujton Shën Aleksin, lypës
R. SH. - Vatikan
Të lypësh për lypësit, të dhurosh gjithçka që ke marrë atyre që janë në nevojë: të zgjedhësh të jesh me të varfrit dhe të jetosh për të varfrit është një përvojë që të ndryshon thellësisht, aq sa të bën të panjohur edhe në sytë e prindërve. Ky është në thelb mesazhi i Shën Aleksit, lypës i shekullit të V-të, jeta e të cilit na është transmetuar nga tre tradita të ndryshme, të gjitha të bazuara megjithatë në të njëjtat "përmbajtje".
Para së gjithash lindja në një familje të pasur në Kostandinopojë ose në Romë, pastaj arratisja në Lindje në Edesa (sot në Siri) dhe jeta në varfëri. Më në fund "maskimi" (të qenit lypës e bën të panjohur për babanë ose emisarët e tij) dhe zbulimi i identitetit dhe shenjtërisë së tij. Të gjitha elemente që na tregojnë një stil të qartë, një ftesë për ta bërë varfërinë mënyrën tonë të vetme të jetesës, shenjë e solidaritetin me të varfrit, në saje të dashurisë ndaj Zotit.