杏MAP导航

K?rko

Cristo Re dell'universo, Gesu Cristo

M? 21 maj kalendari kujton Sh?n Viktorin e shok?t e tij martir?

Ngjarjet tok?sore t? Sh?n Viktorit, martir, megjith?se t? fragmentuara, na vijn? nga Martirologu Jeronimiane, ku p?rmendet m? 21 maj s? bashku me martir?t Polieut dhe Donat. T? dh?nat e pakta nuk e ka err?suar kujtimin e tij, p?rkundrazi, emri i tij ka fituar nj? jehon? q? tejkalon shum? fam?n q? pati gjat? jet?s. Ushtarak romak dhe i krishter? q? jetoi n? shekullin III, martir n? Cezare, kulti i nderimit t? sh?n Viktorit u p?rhap n? t? gjith? Evrop?n, p?rfshir? Italin?.

R.SH. / Vatikan

Më 21 maj kalendari kishtar përkujton Shën Viktorin e shokët e tij martirë. Ushtarak romak dhe i krishterë që jetoi në shekullin III, martir në Cezare, kulti i nderimit të shën Viktorit u përhap në të gjithë Evropën, përfshirë Italinë.

Për shenjtin dimë pak e aspak. Dihet vetëm se u martirizua në Çezare të Kapdoçies e se ishte romak. Nga ‘Martiriologu Jeronimian’ që e vendos festën e tij më 21 maj, së bashku me dy martirë të tjerë, Polieutin e Donatin, kaloi në ‘Martirologun Romak’. Gjë tjetër nuk dihet. Megjithatë grupi i martirëve nuk mungon asnjëherë në martiriologët historikë perëndimorë.  Mungesa e njoftimeve, në kundërshtim me rregullat, nuk e mbuloi shenjtin me pluhurin e harresës. Përkundrazi: Viktori kujtohet e njihet më tepër në histori sesa kujtohej e njihej sa ishte gjallë.

Viktor do të thotë fitimtar e simboli i shenjtit, ashtu si i gjithë martirëve, është palma, të cilën ai e fitoi duke u martirizuar për Krishtin. Emri Viktor është shumë i përhapur në mbarë botën. Ndër shqiptarë pagëzohen me këtë emër djem e vajza, që quhen Viktor, Vitor, Vitore a Viktorí. Në Angli me këtë emër qe pagëzuar mbretëresha e famshme Viktoria, emri i të cilës shënoi një epokë, një stil: epokën e stilin viktorian. Në Itali me emrin Viktor u quajtën shumë princër e mbretër të Shtëpisë Savoja. Shenjti është pajtor qiellor i njerëzve që rrezikohen nga rrufetë, nga breshëri e nga shpirtrat e këqij

21 maj 2025, 10:46