杏MAP导航

K?rko

M? 16 maj kalendari kujton t? Lumin Vladimir Gjika, martir, me origjin? shqiptare

Kalendari kishtar, m? 16 maj, p?rkujton t? Lumin Vladimir Gjika, martir n?n regjimin komunist n? Rumani, me origjin? shqiptare. I Lumi imzot Vladimir Gjika, lidhet drejtp?rdrejt edhe me Kombin shqiptar, sepse me gjak ishte shqiptar, e sipas kardinalit Anxhelo Amato, ky i Lum, i p?rket sa Rumanis?, aq edhe Shqip?ris?

R.SH. - Vatikan

Kalendari kishtar, më 16 maj, përkujton të Lumin Vladimir Gjika, martir nën regjimin komunist në Rumani, me origjinë shqiptare.

Vladimir Gjika, meshtar rumun, me origjinë shqiptare, u shpall i Lum më 31 gusht 2013.  Ai u lind në Stamboll më 1873 nga një familje shqiptaro-rumune dhe u kthye nga ortodoksia në katolicizëm, më 1902, në Romë, gjatë studimeve për filozofi dhe teologji. Deshi të shugurohej meshtar ose murg, por Papa Piu X e këshilloi t’i kushtohej apostullimit si laik.

Pas shumë shërbimesh të çmueshme për Kishën si besimtar laik, u shugurua meshtar në vitin 1923. Nga ky vit, u dërgua nga Selia e Shenjtë në Sidney, Budapest, Dublin, Buenos Aires, ku mori pjesë në kongreset eukaristike ndërkombëtare. Kreu misione apostolike edhe në Japoni, Kinë e Ceylon. Vdiq ndër torturat e sigurimit, në një burg komunist në Rumani. Ndër provat e shumta, paraqitur nga dioqeza e Bukureshtit për lumnimin e tij, janë edhe dokumentet, që u gjetën në arkivat e ish policisë politike të regjimit dhe dëshmitë e shokëve të burgut.

Atë Gjika u arrestua nga regjimi komunist në vitin 1952, vetëm e vetëm pse nuk pranoi t’i shkëpuste lidhjet e Kishës katolike në Rumani me Selinë Apostolike të Vatikanit. Pastaj, erdhi burgimi i gjatë dhe i mundimshëm. Pas një vit vuajtjesh e torturash, vdiq si martir në burgun e Zhilavës, pranë Bukureshtit, më 16 maj 1954.

Me 31 gusht 2013, në Bukuresht, u kremtua Mesha solemne me ritin e Lumnimit të imzot Vladimir Gjikës. Më pas u nderuan edhe reliket e të Lumit të ri, Meshtar e Martir. Kremtimin e kryesoi i dërguari i Papës Françesku, kardinali Anxhelo Amato, asokohe prefekt i Kongregatës së Vatikanit për Çështjet e Shenjtorëve.

 

16 maj 2025, 10:29