Shenjtorët e javës 2 - 9 mars
R.SH. - Vatikan
E diel, më 2 mars, Kisha katolike kremton të Dielën VIII gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë 'C', e gjithnjë më 2 mars, kalendari kishtarpërkujton shën Angjelën e Kryqit, virgjër dhe shën Troadin.
Fjala e Zotit e kësaj së Diele, në mënyrë të veçantë pjesa e Ungjillit nga Luka, na kujton fjalët e Krishtit, i cili thotë «Nxirre më parë traun nga syri yt dhe atëherë do të shohësh qartë ta nxjerrësh lëmishten nga syri i vëllait tënd».(Luka 6,42). Këtë të diel na propozohet ende fjalimi programatik i Jezusit sipas Lukës (6,39-45): Mësuesi Hyjnor na mëson të mos pretendojmë të dimë më shumë se ai, na fton të japim fryte të mira dhe na nxit t'i kushtojmë vëmendje mënyrës se si ne flasin, sepse goja zbulon zemrën.Të hënën më 3 mars, kalendari kishtar përkujton shën Kunegunden, gruan e shën Henrikut III, perandor.
Të martën më 4 mars, kalendari kishtar përkujton shën Kazimirin, pajtorin qiellor të Lituanisë; të Lumin Umberto-n III nga Savoia.
Të mërkurën më 5 mars, bie e Mërkura e Përhime, me të cilën Kisha katolike romake e ritit latin fillon kohën liturgjike të Krezhmëve, kohën e përgatitjes shpirtërore për kremtimin e Pashkëve. Krezhmët, janë kohë e madhe shpirtërore, që u krijon të krishterëve kushtet të ushtrohen në pendesë e në solidaritet me të varfërit, për të zbuluar kështu se ky është gëzimi i vërtetë i jetës. Krezhmët janë periudhë e reflektimit, lutjes dhe agjërimit nga materializmi. Krezhmët, mund të na ndihmojnë, të zbulomë se gëzimi që mbush përplot zemrën, mund të gjendet vetëm duke besuar thellësisht në Zotin e duke ndihmuar të varfërit.
Gjithnjë më 5 mars, kalendari përkujton shën Luçianin I, papë; shën Adrianin, martir; shën Gjon Jozefin e Kryqin, meshtar françeskan.
Të enjten më 6 mars, kalendari kishtar përkujton shën Rozën nga Viterbo, virgjër françeskane. shën Vitorinin, shën Marçano-n.
Të premten më 7 mars, kalendari kishtar përkujton shenjtorët Perpetua e Feliçita, martirë, shën Terezën Margherita Redi, karmelitane.
Të shtunën më 8 mars, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin e Zotit, themelues i rregulltarëve Fatebenefratelli, pajtor qiellor i infermierëve e punonjësve të spitaleve.
Të dielën e ardhshme më 9 mars, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën I të Krezhmëve, ciklit të parë 'C', gjithnjë më 9 mars, kalendari kishtar përkujton shën Françeskën romake, themeluese të Motrave Oblate të Tor de’ Specchi. Shenjtorët Katër-dhjetë Martirët e Sebastes, shën Katarinen e Bolonjës