ÐÓMAPµ¼º½

Dritare me njolla në Kishë Dritare me njolla në Kishë

Shenjtorët e javës që vjen 9 -16 shkurt

E diel 9 shkurt, Kisha katolike romake kremton të Dielën e 5-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë 'C', e gjithnjë më 9 shkurt, kalendari përkujton shën Apoloninë.

R.SH. - Vatikan

E diel 9 shkurt, Kisha katolike romake kremton të Dielën e 5-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë 'C', e gjithnjë më 9 shkurt, kalendari përkujton shën Apoloninë. 

Të hënën më 10 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Skolastikën, virgjër, motër e Shën Benediktit dhe shenjtorët Zotikun, Gjaçintin e Amancin martirë. 

Të martën më 11 shkurt, sipas kalendarit liturgjik, Kisha katolike kremton festën e Zojës Lurdë. Më 11 shkurt kremtohet Dita botërore e të sëmurit. 

Të mërkurën më 12 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Saturninin me shokë, martirë të Abitenes, shën Benediktin e Aniane. 

Të enjten më 13 shkurt, kalendari kishtar përkujton shën Martinjanin, e të Lumin Jordani i Saksonisë, meshtar dominikan. 

Të premten më 14 shkurt, kalendari kujton shën Çirilin, murg e shën Metodin, ipeshkëv, Pajtorë qiellor të Evropës si dhe shën Valentinin.  

Të shtunën më 15 shkurt, kalendari kujton shën Shën Onezimin, nxënësin e Shën Palit, dhe Shën Faustinin e Shën Gjovitën, martirë. 

Të dielën e ardhshme më 16 shkurt, Kisha katolike do të kremtojë të Dielën e 6-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë 'C', e gjithnjë më 16 shkurt, kalendari kujton shën Gjyliana, virgjër e martire. 

09 shkurt 2025, 09:47