ÐÓMAPµ¼º½

Dritaret me njolla në Kishë Dritaret me njolla në Kishë

Shenjtorët e javës 16 -23 shkurt

E diel më 16 shkurt, Kisha kremton të dielën e 6-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, e gjithnjë mё 16 shkurt, kalendari kujton shën Gjylianën, virgjër e martire. Në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele të gjashtë nga Luka Jezusi flet për lumnitë,që konsiderohen si ligji kushtetues i Mbretërisë së Zotit që Ai (Jezusi) erdhi për të rivendosur, çka do të thotë mesazhi themelor i Shpëtimit dhe i çlirimit që solli në botë e të cilin Ai ia komunikojë njerëzve.

R.SH. - Vatikan

E diel më 16 shkurt, Kisha katolike romake kremton të dielën e 6-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, e gjithnjë mÑ‘ 16 shkurt, kalendari kujton shën Gjylianën, virgjër e martire. 

Në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele të gjashtë nga Luka Jezusi flet për lumnitë,që konsiderohen si ligji kushtetues i Mbretërisë së Zotit që Ai (Jezusi) erdhi për të rivendosur, çka do të thotë mesazhi themelor i Shpëtimit dhe i çlirimit që solli në botë e të cilin Ai ia komunikojë njerëzve. Ky kumtim përbënë thelbin e mësimit të Tij Hyjnor. Ky predikim kalon përmes Apostujve e prej tyre arrijnë deri tek të gjithë njerëzit. Jezu Krishti erdhri në botë për të ripërtëri të gjitha sendet në drejtësi e në dashuri. Kështu pra, shpresa e vetme e lumturisë sonë të plotë dhe e shpëtimit të përjetshëm është vetëm në Zotin. Fjala e Zotit në këtë të diele na thërret e nxit të jetojmë sikur ka jetuar Jezusi, pa idhuj të rremë e pa siguri të kota

Të hënën më 17 shkurt, kalendari kishtar kujton Shtatë themeluesit e Urdhrit të Shërbëtorëve të Virgjrës Mari, ndërmjet të cilëve Aleks Konfalonieri.

Të martën më 18 shkurt, kalendari kishtar përkujton të Lumin Gjovani nga Fiesole, i njohur me emrin i lumi Angjeliko, meshtar domenikan. 

Të mërkurën më 19 shkurt, kalendari kishtar kujton shën Konrrad Konfalonierin.

Të enjten më 20 shkurt, kalendari kishtar kujton shën Eleuterin dhe shën Leonin e Katanies, ipeshkëv. 

Të premten më 21 shkurt, kalendari kishtar kujton shën Pier Damianin, ipeshkëv i Ostia-s, kardinal e doktor të Kishës. 

Të shtunën më 22 shkurt, sipas kalendarit kishtar bie festa e Katedrës së Shën Pjetrit Apostull dhe përkujtimi i shën Maksimianit të Ravenës e shën Margaritës së Kortonës.  

Festa e Katedrës së shën Pjetrit Apostull na tërheq vëmendjen e mbarë botës katolike mbi figurën e Shën Pjetrit dhe misionin e tij të veçantë që i besoi Krishti. Në të vërtetë historia na flet për dy katedra të Shën Pjetrit: para udhëtimit dhe martirizimit të tij në Romë, selia e magjisterit të Shën Pjetrit ishte në Antioki. E liturgjia i kremtonte këto dy seli të ndryshme në dy data të ndryshme: më 18 janar (në Romë) e më 22 shkurt (në Antioki). Pas rishikimit të Kalendarit u vendos që të dyja përkujtimet të kremtohen në një datë të vetme, më 22 shkurt. Festa – shkruhet në Mesharin Romak – me simbolin e Katedrës, vë në dukje misionin e Pjetrit si mësues e bari, besuar nga vetë Krishti, mision që vijon ta kryejnë pasardhësit e tij e që është fillesë e themel i dukshëm i bashkimit të Kishës.

TÑ‘ dielën e ardhshme mÑ‘ 23 shkurt, Kisha katolike romake do të kremtojë të dielën e 6-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë ‘C’, e gjithnjÑ‘ mÑ‘ 23 shkurt, kalendari pÑ‘rkujton shÑ‘n Polikarpin e Izmirit, ipeshkëv e martir, nxënës i shën Gjonit Apostull.

 

16 shkurt 2025, 10:33