MAP

Papas Emanuele Giordano, meshtar e studiues i njohur arbëresh Papas Emanuele Giordano, meshtar e studiues i njohur arbëresh

Papas Emanuele Giordano në përvjetorin e vdekjes

Shtyllë e identitetit dhe studiues i kulturës arbëreshe, Papas Maoli qe një ekspert e studiues i vëmendshëm i filologjisë, letërsisë italiane e arbëresheve, është autor i shumë veprave të rëndësishme si fjalori madh “Arbëresh-italiano”, për leksikografinë arbëreshe, veprat si “Mbledhje këndimesh arbëreshe çë këndohen në Ejaninë e Frasnitë”; “Gramatikë arbëreshe”, “Vangjeli” (Ungjilli) etj. Figurë poliedrike, papas Maoli u mor me histori, letërsi, folklor e muzikë arbëreshe liturgjike e kombëtare

R.SH. - Vatikan

Mё 17 shkurt kujtojmё Papas Emanuele (Maoli) Giordano, meshtar e studiues i njohur arbëreshë, nga Frasnitë, në përvjetorin e vdekjes, i cili ndërroi jetë më 17 shkurt 2015, në Ungro, Itali, në moshën 95 vjeçare.

Papas Emanuele Giordano nuk ka merita vetëm në fushën kishtare e shpirtërore, pra atë fetare. Ai ka, të paktën po aq rëndësi edhe në fushën kulturore shqiptare si studiues i censhëm i gjuhës, letërsisë, historisë, zakoneve, muzikës arbnore etj.

Pasi ndoqi shkollën fillore në Frascineto, në vitin 1933 hyri në Seminarin Benedikti XV në Grottaferrata (Romë), ku kreu studimet e mesme. Prift i Eianinës që nga viti 1946, u vlerësua pёr meritat nё studimet kulturore shqiptare. Qe shtyllë e identitetit dhe studiues i kulturës arbëreshe, Papas Maoli qe një ekspert e studiues i vëmendshëm i filologjisë, letërsisë italiane e arbëresheve, është autor i shumë veprave të rëndësishme si fjalori madh “Arbëresh-italiano” (“Fjalorin e Arbëreshvet t'Italisë”), për leksikografinë arbëreshe, veprat si “Mbledhje këndimesh arbëreshe çë këndohen në Ejaninë e Frasnitë”; “Gramatikë arbëreshe”, “Vangjeli” (Ungjilli) etj. 

Nga viti 1972 për dymbëdhjetë vjet drejtoi revistën kulturore “Zëri i Arbëreshvet” (zëri i shqiptarëve të Italisë); në vitin 2000 ka kontribuar, me autorë të tjerë, në krijimin e veprës Alfabetizimi  Arbëresh, nga Shoqata AIADI e Ungrёs dhe në vitin 2005 ka realizuar një Gramatikë Arbëreshe për Komitetin Kombëtar Italian të Pakicave Etniko-Gjuhësore.

Figurë poliedrike, papas Maoli u mor me histori, letërsi, folklor e muzikë arbëreshe liturgjike e kombëtare. Është kujdesuar për botimin kritik të veprës së shkrimtarit arbëresh Bernardo Bilotta, me titull “Shpata e Skënderbeut ndë Dibrët poshtë”, botuar nga Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit.

17 shkurt 2025, 16:12