杏MAP导航

K?rko

Papas Emanuele Giordano, meshtar e studiues i njohur arb?resh Papas Emanuele Giordano, meshtar e studiues i njohur arb?resh

Papas Emanuele Giordano n? p?rvjetorin e vdekjes

Shtyll? e identitetit dhe studiues i kultur?s arb?reshe, Papas Maoli qe nj? ekspert e studiues i v?mendsh?m i filologjis?, let?rsis? italiane e arb?resheve, ?sht? autor i shum? veprave t? r?nd?sishme si fjalori madh “Arb?resh-italiano”, p?r leksikografin? arb?reshe, veprat si “Mbledhje k?ndimesh arb?reshe ?? k?ndohen n? Ejanin? e Frasnit?”; “Gramatik? arb?reshe”, “Vangjeli” (Ungjilli) etj. Figur? poliedrike, papas Maoli u mor me histori, let?rsi, folklor e muzik? arb?reshe liturgjike e komb?tare

R.SH. - Vatikan

Mё 17 shkurt kujtojmё Papas Emanuele (Maoli) Giordano, meshtar e studiues i njohur arbëreshë, nga Frasnitë, në përvjetorin e vdekjes, i cili ndërroi jetë më 17 shkurt 2015, në Ungro, Itali, në moshën 95 vjeçare.

Papas Emanuele Giordano nuk ka merita vetëm në fushën kishtare e shpirtërore, pra atë fetare. Ai ka, të paktën po aq rëndësi edhe në fushën kulturore shqiptare si studiues i censhëm i gjuhës, letërsisë, historisë, zakoneve, muzikës arbnore etj.

Pasi ndoqi shkollën fillore në Frascineto, në vitin 1933 hyri në Seminarin Benedikti XV në Grottaferrata (Romë), ku kreu studimet e mesme. Prift i Eianinës që nga viti 1946, u vlerësua pёr meritat nё studimet kulturore shqiptare. Qe shtyllë e identitetit dhe studiues i kulturës arbëreshe, Papas Maoli qe një ekspert e studiues i vëmendshëm i filologjisë, letërsisë italiane e arbëresheve, është autor i shumë veprave të rëndësishme si fjalori madh “Arbëresh-italiano” (“Fjalorin e Arbëreshvet t'Italisë”), për leksikografinë arbëreshe, veprat si “Mbledhje këndimesh arbëreshe çë këndohen në Ejaninë e Frasnitë”; “Gramatikë arbëreshe”, “Vangjeli” (Ungjilli) etj. 

Nga viti 1972 për dymbëdhjetë vjet drejtoi revistën kulturore “Zëri i Arbëreshvet” (zëri i shqiptarëve të Italisë); në vitin 2000 ka kontribuar, me autorë të tjerë, në krijimin e veprës Alfabetizimi  Arbëresh, nga Shoqata AIADI e Ungrёs dhe në vitin 2005 ka realizuar një Gramatikë Arbëreshe për Komitetin Kombëtar Italian të Pakicave Etniko-Gjuhësore.

Figurë poliedrike, papas Maoli u mor me histori, letërsi, folklor e muzikë arbëreshe liturgjike e kombëtare. Është kujdesuar për botimin kritik të veprës së shkrimtarit arbëresh Bernardo Bilotta, me titull “Shpata e Skënderbeut ndë Dibrët poshtë”, botuar nga Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit.

17 shkurt 2025, 16:12