MAP

Several injured after car drives into crowd of people in Munich

Makinë kundër turmës në Gjermani. Kard. Marx: “lutem për viktimat e familjet”

“Jam thellësisht i tronditur nga ky incident i tmerrshëm, në të cilin njerëzit u kthyen në viktima të dhunës pa dallim, në një vend publik": kjo është deklarata e kardinalit Reinhard Marx, kryeipeshkëv i Mynihut dhe i Fraisingut, pas atentatit të paradites së sotme, në Mynih të Gjermanisë, ku një makinë u vërsul kundër një turme gjatë një manifestimi të sindikatave. Sipas mediave lokale, të paktën 28 vetë janë plagosur, disa prej të cilëve fëmijë e të tjerë, në gjendje të rëndë.

R.SH. – Vatikan

Paraditen e sotme, në Mynih të Gjermanisë, një makinë u vërsul kundër një turme gjatë një manifestimi të sindikatave. Sipas mediave lokale, të paktën 28 ​​vetë janë plagosur, disa prej të cilëve fëmijë e të tjerë, në gjendje të rëndë. Makinës i jepte një 24-vjeçar azilkërkues afgan. Policia konfirmoi se oficerët e pranishëm qëlluan të paktën një herë në përpjekjen për të ndaluar makinën e sulmuesit. Kryeministri bavarez Markus Söder deklaroi se mund të jetë fjala për një sulm terrorist. Kryedioqeza e Mynihut dhe e Fraisingut shprehu "tronditjen e saj të thellë" në një reagim të parë.

“Jam thellësisht i tronditur nga ky incident i tmerrshëm, në të cilin njerëzit u kthyen në viktima të dhunës pa dallim, në një vend publik. Nuk i dimë ende arsyet e sakta të shoferit. Lutjet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Falënderoj shërbimet e emergjencës për ndërhyrjen e tyre të shpejtë”, deklaron kardinali Reinhard Marx, kryeipeshkëv i Mynihut dhe i Fraisingut, në një notë për shtyp të kryedioqezës.

13 shkurt 2025, 16:29