Makin? kund?r turm?s n? Gjermani. Kard. Marx: “lutem p?r viktimat e familjet”
R.SH. – Vatikan
Paraditen e sotme, në Mynih të Gjermanisë, një makinë u vërsul kundër një turme gjatë një manifestimi të sindikatave. Sipas mediave lokale, të paktën 28 ??vetë janë plagosur, disa prej të cilëve fëmijë e të tjerë, në gjendje të rëndë. Makinës i jepte një 24-vjeçar azilkërkues afgan. Policia konfirmoi se oficerët e pranishëm qëlluan të paktën një herë në përpjekjen për të ndaluar makinën e sulmuesit. Kryeministri bavarez Markus Söder deklaroi se mund të jetë fjala për një sulm terrorist. Kryedioqeza e Mynihut dhe e Fraisingut shprehu "tronditjen e saj të thellë" në një reagim të parë.
“Jam thellësisht i tronditur nga ky incident i tmerrshëm, në të cilin njerëzit u kthyen në viktima të dhunës pa dallim, në një vend publik. Nuk i dimë ende arsyet e sakta të shoferit. Lutjet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Falënderoj shërbimet e emergjencës për ndërhyrjen e tyre të shpejtë”, deklaron kardinali Reinhard Marx, kryeipeshkëv i Mynihut dhe i Fraisingut, në një notë për shtyp të kryedioqezës.