Më 7 shkurt kalendari kujton Shën Rikardin, mbret
R.SH. - Vatikan
Shën Rikardin, që mendohet të ketë qenë mbreti Anglisë, martriologu romak e përkujton më 7 shkurt. Për të ekziston një dokument historik, në të cilin shkruhet: “Shën Rikardi, mbret i Anglisë, atë i Vilebaldit, ipeshkëv i Aishtatit, i shën Vunibaldit, abat i Haidenhaimit dhe i shën Valburgës, virgjër, u varros në Luka të Toskanës”.
Rikardi jetoi në shekullin e 8-të dhe ishte babai i tre shenjtorëve të rëndësishëm: Villibaldo, Vunibaldo dhe Valburgës. Jeta e tij u karakterizua nga lutja intensive dhe nderimi ndaj Familjes së Shenjtë të Nauaretit dhe shenjtorëve të tjerë: në fakt, së bashku me bijtë e tij ai shtegtoi në Romë, në vitin 720, me shpresën për të gjetur reliket e shën Pjetrit e Palit, Apostuj.
Pra, vaku përfundimtar i udhëtimit të tij të gjatë ishin varret e Apostujve në Romë, por udhëtimi i tij, megjithatë, për shkak të një ethe të papritur, përfundoi në Lucca, Itali, ku vdiq në 722 dhe u varros në bazilikën e Shën Fredianit.
Martirologu romak pohon: Shën Rikardi, babai i shenjtorëve Wilbaldit dhe Walburgut, i cili në shtegtim me fëmijët e tij nga Anglia në Romë vdiq udhës. U varros në Lucca, Itali.