杏MAP导航

K?rko

M? 7 shkurt kalendari kujton Sh?n Rikardin, mbret

P?r t? ekziston nj? dokument historik, n? t? cilin shkruhet: “Sh?n Rikardi, mbret i Anglis?, at? i Vilebaldit, ipeshk?v i Aishtatit, i sh?n Vunibaldit, abat i Haidenhaimit dhe i sh?n Valburg?s, virgj?r, u varros n? Luka t? Toskan?s”.

R.SH. - Vatikan

Shën Rikardin, që mendohet të ketë qenë mbreti Anglisë, martriologu romak e përkujton më 7 shkurt. Për të ekziston një dokument historik, në të cilin shkruhet: “Shën Rikardi, mbret i Anglisë, atë i Vilebaldit, ipeshkëv i Aishtatit, i shën Vunibaldit, abat i Haidenhaimit dhe i shën Valburgës, virgjër, u varros në Luka të Toskanës”. 

Rikardi jetoi në shekullin e 8-të dhe ishte babai i tre shenjtorëve të rëndësishëm: Villibaldo, Vunibaldo dhe Valburgës. Jeta e tij u karakterizua nga lutja intensive dhe nderimi ndaj Familjes së Shenjtë të Nauaretit dhe shenjtorëve të tjerë: në fakt, së bashku me bijtë e tij ai shtegtoi në Romë, në vitin 720, me shpresën për të gjetur reliket e shën Pjetrit e Palit, Apostuj.

Pra, vaku përfundimtar i udhëtimit të tij të gjatë ishin varret e Apostujve në Romë, por udhëtimi i tij, megjithatë, për shkak të një ethe të papritur, përfundoi në Lucca, Itali, ku vdiq në 722  dhe u varros në bazilikën e Shën Fredianit.

Martirologu romak pohon: Shën Rikardi, babai i shenjtorëve Wilbaldit dhe Walburgut, i cili në shtegtim me fëmijët e tij nga Anglia në Romë vdiq udhës. U varros në Lucca, Itali.

07 shkurt 2025, 09:28