ÐÓMAPµ¼º½

UAE-VATICAN-RELIGION-POPE-ISLAM UAE-VATICAN-RELIGION-POPE-ISLAM 

Al-Tayyeb: Papa po i zgjon ndërgjegjet e njerёzve

Tweeti i Imamit të Madh të Al-Azarit komenton enciklikën "Fratelli tutti" botuar nga Papa në ditën e festës së shën Françeskut tё Asizit.

R.SH. - Vatikan

Është një mesazh që e "kthen njerëzimin tek ndërgjegjja e vet". Ky një ndër komentet e veçanta që qarkullon në internet pas botimit të enciklikës "Fratelli tutti" të Papës Françesku. Komenti, pÑ‘rmes Twitterit, Ñ‘shtÑ‘ i Imamit tÑ‘ Madh tÑ‘ Al-Azarit, Ahmad Al-Tayyeb, nënshkrues i Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor për paqen botërore dhe jetesën e përbashkët, nënshkruar në Abu Dabi në shkurt tÑ‘ vitit 2019. Enciklika e tretë e Atit tÑ‘ ShenjtÑ‘ Françeskut është frymëzuar nga kjo deklaratë e përbashkët, e Al-Tayyeb përmendet disa herë në tekstin papnor.

"Mesazhi i vëllait tim, PapÑ‘s Françesku, ‘Fratelli tutti’ - shkruan Imami Madh në një tweet botuar pasditen e djeshme tÑ‘ 4 tetorit 2020 - është një zgjerim i dokumentit mbi vëllazërimin njerëzor, na njeh me një realitet global, qëndrimet dhe vendimet e tÑ‘ cilit janë të paqëndrueshme, pasojat e tÑ‘ cilave mÑ‘ sÑ‘ shumti i vuajnë pikërisht njerëzit qÑ‘ janÑ‘ mÑ‘ të brishtë dhe të mënjanuar të shoqërisë... Ky është një mesazh që u drejtohet njerëzve vullnet të mirë dhe me ndërgjegje të gjallë, një mesazh qÑ‘ e zgjon ndërgjegjen e njerëzimit".

Kujtojmë se nÑ‘ paraqitjen e enciklikës, qÑ‘ u mbajt dje në Sallën e re të Sinodit të ipeshkvijve, nÑ‘ Vatikan, mori pjesë edhe Gjykatësi Mohamed Mahmud Abdel Salam, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit të Lartë për Vëllazërimin Njerëzor.

05 tetor 2020, 12:16