杏MAP导航

K?rko

Nj? grup shtegtar?sh Nj? grup shtegtar?sh

T? h?n?n Leoni XIV kryeson vigjiljen e lutjes p?r Jubileun e Ngush?llimit

Pasditen e s? h?n?s, m? 15 shtator, n? or?n 17:00, Papa do t? drejtoj? kremtimin n? Bazilik?n e Vatikanit, n? kuad?r t? ngjarjes s? Vitit t? Shenjt?, e cila ?sht? menduar p?r t? gjith? ata q? vuajn? v?shtir?si, zi, vuajtje ose varf?ri.

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV do të kryesojë vigjiljen e Jubileut të Ngushëllimit që do të mbahet të hënën, më 15 shtator në Bazilikën e Vatikanit. Kjo ngjarje e veçantë jubilare e Vitit të Shenjtë të Shpresës u dedikohet të gjithë atyre që po jetojnë, ose kanë jetuar, në jetë momente të vështirësive të veçanta, zisë, vuajtjes ose varfërisë. Pritet pjesëmarrja e mbi 8500 personave nga vise të ndryshme të botës dhe sidomos nga Italia, Gjermania, Polonia, Spanja, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Brazili, Meksika, Kolumbia, Argjentina, Peruja, Bolivia, Australia. Janë përfshirë gjithashtu edhe shumë shoqata, fondacione dhe entitete kishtare e fetare, të cilat merren me shoqërimin e atyre personave që kanë nevojë për mbështetje dhe kujdes..

Ndër këto, shoqata 'Fëmijët në qiell', e cila ofron një rrugëtim shpirtëror për familjet që kanë përjetuar humbjen e parakohshme të një fëmije ose të një personi të dashur, shoqata tjetër ‘Shtëpia familjare Paolo VI’, e cila strehon falas familjet që transferohen në Romë për kurimin onkologjik të fëmijëve të tyre. Më pas, shoqata ‘Villa Maraini’, e cila merret me aspektet terapeutike për ata që vuajnë nga varësia ndaj drogës, abuzimi me alkoolin, bixhozi dhe varësitë e reja si ato teknologjike dhe riintegrimi i të burgosurve, një tjetër realiteti është ‘Shoqata Italiane e Viktimave dhe Aksidenteve Rrugore Onlus’, e cila ofron mundësi mbështetjeje psikologjike dhe burokratike për familjet e viktimave, dhe shoqata ‘Shkëndija Shprese’, e varrezave Laurentino të Romës, e cila shoqëron ata që kanë pasur humbje në anëtar të familjes.

Ngjarja jubilare do të fillojë të hënën paradite më 15 shtator, ndërmjet orës 8 dhe 12, me shtegtimet e grupeve që do të kalojnë Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit. Në orën 17:00 do të fillojë vigjilja e lutjes brenda Bazilikës së Vatikanit, e e cila kryesohet nga Papa Leoni XIV.

"Liturgjia e Fjalës së Zotit - lexohet në një njoftim të Dikasterit të Vatikanit për Ungjillëzimin -, me shëmbëlltyrën e samaritanit të mirë, nga Ungjilli i Markut (Mk 10, 25-37), do të pasohet nga dëshmitë e dy grave, Diane Foley, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Lucia Di Mauro Montanino, nga Napoli.

Në fund të dëshmive, Papa do të mbajë homelinë e tij para të pranishmëve. Në Bazilikën e Vatikanit, gjatë vigjiljes, do të jetë e pranishme shtatorja e Zojës së Shpresës, e ardhur nga famullia-shenjtërore italiane e Battipaglias. Çdo pjesëmarrës, më pas, do të marrë si dhuratë një medalje dylli 'Agnus Dei', me figurën e Qengjit të Pashkëve, simbol i ringjalljes dhe shenjë shprese, e cila do të bekohet nga Ati i Shenjtë gjatë Vigjiljes së lutjes. Në anën tjetër të medaljes, paraqitja e Zojës së Bekuar Salus Populi Romani, e dashur për qytetin e Romës".

12 shtator 2025, 12:39