杏MAP导航

K?rko

2023.08.23 Capo Verde - Simposio Internazionale Mariologia

Rom?, vijon Kongresi i 26-t? Nd?rkomb?tar i Mariologjis?

Nga 3 deri m? 6 shtator, n? Auditoriumin Antonianum n? Rom? jan? t? pranish?m 600 studiues t? Mariologjis? nga t? gjitha kontinentet. At? Stefano Cecchin, president i PAMI-t, diskutoi p?r fytyr?n mariane dhe mikprit?se t? Kish?s.

R.SH. / Vatikan

Nga data 3 e deri më 6 shtator, pranë  Auditoriumin Antonianum, të etërve françeskanë, në Romë, mbahet Kongresi i 26-të Ndërkombëtar i Mariologjisë, organizuar nga Akademia Papnore Mariane Ndërkombëtare (PAMI), me pjesëmarrjen e 600 studiuesve të Mariologjisë, nga katër kontinente, që diskutojnë mbi temën: “Jubileu dhe Sinodaliteti: Kishë me fytyrë e praktikë Mariane”.

Punimet e Kongesii i hapën Atë Massimo Fusarelli, Drejtuesi i Përgjithshëm i Urdhrit të Fretërve të Vegjël dhe Atë Agustin Hernandez, Rektor i Universitetit Papnor Antonianum, pasuar nga Atë Antonio Escudero, President i Shoqatës Italiane Ndërdisiplinore të Mariologjisë, Kardinali Rolandas Makrickas, Kryeprift i Bazilikës së Shën Marisë së Madhe dhe Presidenti i Akademisë  Papnore Mariane Ndërkombëtare (PAMI)PAMI-t, Atë Stefano Cecchin, i cili për mediat e Vatikanit theksoi se "Kisha jeton me "fytyrë mariane" dhe se "fytyra e Jezusit është fytyra e Marisë". Një praktikë, e cila nga Koncili II i Vatikanit na kujton se si Virgjëra Mari është modeli i Kishës - e për Kishën, prandaj: “Duhet ta njohim Marinë, duhet ta njohim mënyrën e saj të veprimit në mirëpritjen e fjalës së Zotit, duke e inkulturuar. Ky është roli themelor i Marisë: inkulturimi i fjalës së Zotit".

Gama e studiuesve që marrin pjesë në konferencë është e larmishme, thekson Atë Cecchin, sepse temat e konferencës po trajtohen jo vetëm nga katolikët, por edhe nga ortodoksët, protestantët dhe myslimanët. Për më tepër, ekziston një seksion kushtuar Virgjërës së Guadalupës; seksion tjetër i kushtohet ambasadorëve të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, "të cilët po japin dëshmi mbi figurën e Marisë në vendet e tyre" - vazhdon kryetari i Akademisë Papnore Ndërkombëtare Mariane (PAMI).

Atë Cechin nënvizoi gjithashtu se "Maria është pjesë e dogmës së Kishës katolike e edhe pjesë e mësimit të Kishës”. Prandaj, reduktimi i figurës së Zojës Mari në një përkushtim është thjesht reduktim në rruzare dhe në praktika të devotshme, ndërsa Nëna e Krishtit është model i Kishës: të krishterët duhet të mësojnë prej Marisë. Nuk është i kotë pohimi i Shën Pali VI, sipas të cilit : “Nuk mund të jemi të krishterë, nëse nuk jemi Marianë, sepse Maria na e hapi derën”. E Pali VI pati theksuar, në përfundim të pjesës së tretë të Koncilit II të Vatikanit, se njohja e vërtetë e doktrinës katolike kushtuar Marisë, është çelësi që na hap misterin e Krishtit dhe të Kishës.

05 shtator 2025, 11:34