杏MAP导航

K?rko

P?rfundoi vizita e kardinalit Parolin n? Portugali

R.SH. / Vatikan

Vizita tre-ditore e kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Selisë së Shenjtë, në Republikën e Portugalisë përfundoi dje, të dielën më 14 shtator. Me disa postime në platformën sociale X @TerzaLoggia, Sekretaria e Shtetit të Selisë së Shenjtë bëri të ditur se të shtunën më 13, kardinali Parolin u lut në Shenjtëroren mariane të Zojës së Fatimës dhe më pas në vendin e aksidentit të Funicular da Glória në Lisbonë.

Në të njëjtën ditë, me rastin e Jubileut të autoriteteve civile, kardinali Parolin mbajti Konferencën Compromiso da Igreja com a Cidade dhe kryesoi kremtimin Eukaristik në famullinë Nossa Senhora de Fátima në Lisbonë. Së fundi, të nesërmen, të dielën më 14, sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë Parolin takoi presidentin e Republikës Portugeze Marcelo Rebelo de Sousa në Palácio de Belém dhe kryeministrin Luís Montenegro në Pálacio de São Bento.

15 shtator 2025, 16:21