杏MAP导航

K?rko

2025.09.08 Messa di Ringraziamento per la Canonizzazione dei Beati Pier Giorgio Frassati e Carlo Acutis

Mesha e fal?nderimit p?r Carlo Acutis. Semeraro: p?rvujt?ria, virtyti i tij m? i bukur

N? mesdit?, mesha e fal?nderimit p?r kanonizimin e Carlo Acutis u kremtua nga prefekti i Dikasterit vatikanas p?r ??shtjet e Shenjtor?ve, kardinali Marcello Semeraro, n? Bazilik?n e Sh?n Pjetrit. Homelia e tij u p?rqendrua n? fest?n e sotme t? Emrit t? Zoj?s, duke e par? edhe jet?n e p?rvoj?n njer?zore t? shenjtit t? ri n?n drit?n virtuoze t? p?rvujt?ris? s? Sh?n Maris?, p?r t? cil?n ishte tejet i p?rkushtuar. E pik?risht p?rvujt?ria ishte nj? nga tiparet dalluese t? tij

R.SH. - Vatikan

Ende s’është shuar jehona e kremtimit të djeshëm në sheshin para Bazilikës së Shën Pjetrit, gjatë të cilit Papa Leoni XIV i shpalli shenjtorë të Kishës Katolike dy të rinj italianë, 15-vjeçarin Carlo Acutis dhe 24 vjeçarin Pier Giorgio Frassati. Sot, për të dy, kremtohen meshët e falënderimit në praninë e besimtarëve, ardhur në Romë nga e gjithë Italia, por sidomos nga Milano e Torino, vendet ku vepruan dy shenjtorët e rinj.

  (@Vatican Media)

Kardinali Semeraro kremton meshën e falënderimit për Carlo Acutis

         Në mesditë, mesha e falënderimit për kanonizimin e Carlo Acutis u kremtua nga prefekti i Dikasterit vatikanas për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali Marcello Semeraro, në Bazilikën e Shën Pjetrit. Homelia e tij u përqendrua në festën e sotme të Emrit të Zojës, duke e parë edhe jetën e përvojën njerëzore të shenjtit të ri nën dritën virtuoze të përvujtërisë së Shën Marisë, për të cilën ishte tejet i përkushtuar. E pikërisht përvujtëria ishte një nga tiparet dalluese të tij.

         “Dëshmitë në procesin kanonik për lumnimin dhe kanonizimin e tij na tregojnë unanimisht se ky virtyt ishte "gjëja e tij më e bukur" dhe se ai e vuri në jetë, duke u dhënë shembullin shokëve të tij – vërejti kardinali Semeraro. - Ishte pikërisht kjo përvujtëri, që ia zgjeroi perspektivën mbi varfërinë dhe nevojat e më të brishtëve e më nevojtarëve.

Përkushtimi ndaj Marisë, që u duk qartë në lutjen e Rruzares Shenjte – vuri në dukje më pas kardinali Semeraro -  pa dyshim, kontribuoi për këtë: ishte takimi i tij i përditshëm me Atë, të cilën e quante "gruaja e vetme në jetën e tij"! Vetë dëshira për të vizituar shenjtëroret e Marisë (ajo e Pompeit ishte, edhe për arsye familjare, e preferuara e tij) mund të kuptohet si dëshirë për të takuar njeriun më të dashur. Nga ajo, e cila "i mbante të gjitha gjërat në zemër" (Lk 2,19), Carlo u inkurajua të kërkonte heshtjen e brendshme, të nevojshme për të dëgjuar zërin e Zotit. Për këtë arsye, ai e rinovoi vazhdimisht aktin e tij të kushtimit ndaj Zemrës së Papërlyer të Marisë”.

  (@Vatican Media)

Veprimtaritë e dioqezës ambroziane, pas kanonizimit të Acutis

         Pas kanonizimit të Carlo Acutis, dioqeza ambroziane, ku bënte pjesë, do të organizojë shumë nisma të frymëzuara nga njeriu, që konsiderohet si "shenjtori i parë i millennial”, pra i brezit, që ka lindur në mijëvjeçarin aktual. Ndër to, "stafeta e lutjes" me reliket e Karlos, të cilat do të udhëtojnë nëpër oratoret e dioqezës së Milanos, nismë e nisur që vitin e kaluar. Gjatë gjithë vitit baritor, Carlo do të vazhdojë të frymëzojë të rinjtë e dioqezës, e cila ka botuar një doracak ndihmës për paraadoleshentët, me titull "Carlo, dëshmitar i (pa)besueshëm". Është fjala për një program formimi, që shoqëron edukatorët dhe grupet paraadoleshente në zbulimin e jetës së Carlo Acutis. Në festën e tij liturgjike - 12 tetor - fëmijë nga shtatë zonat baritore të dioqezës do të kremtojnë ditën "Shenjtorë me Carlo-n", karakterizuar nga çaste argëtimi, lojërash, reflektimi dhe lutjeje. Gjithashtu, gazeta e përditshme e Kishës Italiane, "Avvenire" dhe mediat e dioqezës së Milanos kanë përgatitur podkastin me katër pjesë "Carlo. Në gjurmët e Acutis", që mund të shihet në të gjitha platformat në internet, si edhe artikuj të tjerë në faqen dioqezane të internetit, përfshirë një mini-dokumentar që, përmes dëshmive të rëndësishme, përshkon jetën, fenë dhe trashëgiminë shpirtërore të Carlo-s.

08 shtator 2025, 13:27