杏MAP导航

K?rko

"Leo from Chicago", nga mediat e Vatikanit nj? dokumentar mbi rr?nj?t amerikane t? Pap?s

Nj? udh?tim n? Shtetet e Bashkuara t? Amerik?s, vendlindja e Pap?s augustinian, p?r t? thelluar, p?rmes z?rave, imazheve dhe d?shmive, duke filluar nga ato t? dy v?llez?rve Louis dhe John, jet?n dhe figur?n e atij q? nga 8 maji 2025 drejton Kish?n universale. S? shpejti n? kanalet e mediave t? Vatikanit

R.SH. / Vatikan

Fëmijëria, lidhjet familjare, miqësitë, studimet, formimi, thirrja në jetën meshtarake, hapat e parë në jetën rregulltare, angazhimi social, pasionet sportive, shijet ushqimore. Është një portret i thelluar dhe, në disa aspekte, i papublikuar i Papa Leonit XIV, ai i përshkruar në dokumentarin Leo from Chicago. Një prodhim i Drejtorisë Editoriale të Dikasterit të Vatikanit për Komunikim, në bashkëpunim me Kryedioqezën e Çikagos dhe Apostolado El Sembrador Nueva Evangelización (ESNE), që na çon të riperkurojmë historinë, deri në rrënjët, e Papës aktual në vendlindjen e tij: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Udhëtimi, i kryer nga gazetarët Deborah Castellano Lubov, Salvatore Cernuzio dhe Felipe Herrera-Espaliat, shtrihet nëpër lagjet e Çikagos, duke filluar nga shtëpia e familjes në zonën periferike të Dolton, me kujtimet dhe tregimet e dy vëllezërve Louis Martin e John. Më pas zyrat, shkollat dhe famullitë kishtare të drejtuara nga Augustinianët; Unioni Teologjik Katolik; vendet e frekuentuara nga Atë Robert Francis Prevost si restoranti Aurelio's Pizza ose Rate Field, stadiumi i skuadrës White Sox. Por itinerari zgjerohet deri në Universitetin Villanova, pak kilometra larg Filadelfias, dhe në Port Charlotte (Florida), rezidenca e vëllait të madh.

Robert Francis Prevost fëmijë, student, prift i ri
Robert Francis Prevost fëmijë, student, prift i ri

Rreth 30 janë dëshmitarët e lidhur me Papën aktual, të cilët, përmes historive, anekdotave, fotografive dhe filmave, ndihmojnë gjatë dokumentarit të thellojnë figurën e atij që që nga 8 maji i kaluar është thirrur të udhëheqë Kishën universale. Një person i cili që fëmijë tregonte një prirje për jetën fetare, për Meshën dhe për lutjet në latinisht; person që shumë i ri përqafoi rrugën e shqyrtimit për të hyrë në Urdhrin e Shën Augustinit; që ndërmori studime matematikore dhe teologjike, duke krijuar lidhje autentike me shokët e kursit dhe duke u angazhuar edhe në iniciativa në favor të jetës. Një person që la tokën e tij për të shkuar në Peru dhe që udhëhoqi me qetësi dhe lidership të vendosur një nga Urdhrat rregulltarë, atë të Etërve Augustinian më të përhapur në botë. Një person që dëgjonte muzikën e viteve '60-70, që i pëlqente të ngiste makinën, shikonte TV, ndiqte bejsbollin. Leo from Chicago ndjek dokumentarin León de Perú prezantuar qershorin e kaluar, mbi vitet e misionit të Atë Prevost në vendin e Amerikës së Jugut. Publikimi do të bëhet së shpejti në kanalet e mediave të Vatikanit.

shiko dokumentarin "León de Perú"
13 shtator 2025, 18:43