杏MAP导航

K?rko

2025.09.08 CARDINALE RE - MESSA RINGRAZIAMENTO FRASSATI

Kard. Re p?r Frassati-n: d?shmoi se sh?rbimi p?r Krishtin nuk k?rkon t? t?rhiqesh nga bota

Dekani i Kolegjit Kardinalor, kardinali Giovanni Battista Re, kryesoi mesh?n e fal?nderimit p?r kanonizimin e Pier Giorgio Frassati-t, n? Bazilik?n romake t? Sh?n Maris? s? Madhe mbi Minerv?. “Ishte djalosh me nj? madh?shti shpirt?rore t? pazakont?, q? ia kushtoi vetveten sh?rbimit ndaj Zotit, solidaritetit me t? varfrit dhe nxitjes s? v?llaz?rimit nd?rmjet individ?ve dhe popujve"

R.SH. - Vatikan

Sot pasdite, në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe mbi Minervë, dekani i Kolegjit Kardinalor, kardinali Giovanni Battista Re, kryesoi meshën e falënderimit për kanonizimin e Pier Giorgio Frassati-t. Shenjti i ri, që vdiq në moshën 24 vjeçare, ishte terciar dominikan, prandaj, kremtimi i meshës në këtë bazilikë, për të cilën kujdesen pikërisht etërit dominikanë, pati rëndësi të veçantë.

         Në homelinë e tij, kardinali Re përshkoi jetën e Pier Giorgio-s, duke përmendur edhe faktin që Papa shenjt Gjon Pali II, i cili pati kremtuar meshën e lumnimit të djaloshit torinez, e quante “njeriu i tetë lumnive”, pasi pati në zemër Ungjillin dhe gëzimin e shëlbimit të dhënë nga Krishti. “Me rastin e një vizite në Piemont në vitin 1989 – tregoi kardinali Re - Papa Vojtila deshi të shkonte në Pollone për t'u lutur në varrin e Pier Giorgio-s, duke theksuar se i bënte homazh një të riu, që e kishte dëshmuar Krishtin me frytshmëri të veçantë, i mbështetur nga shpresa, që lind prej Ungjillit. Mund të thuhet – vërejti dekani i Kolegjit Kardinalor - se jeta e Pier Giorgio Frassati-t kaloi tërësisht në shërbim të Zotit dhe të njerëzve… Ai ishte një i ri plot gëzim, që tregoi se shërbimi për Krishtin nuk kërkon të tërhiqesh nga bota, përkundrazi, është një mënyrë për të vlerësuar dhuratat e marra nga Zoti, gjë që bën të lindë gëzimi i vërtetë”.

         Në përfundim, kardinali Giovanni Battista Re vuri në dukje vlerën e jetës së shenjtit të ri edhe për ditët e sotme. “Ishte djalosh me një madhështi shpirtërore të pazakontë, që ia kushtoi vetveten shërbimit ndaj Zotit, solidaritetit me të varfrit dhe nxitjes së vëllazërimit ndërmjet individëve dhe popujve. Ky mesazh ka aktualitet të madh në këtë kohë kur bota është në darën e luftërave, që, për shkak të fuqisë së armëve të sotme, po shkaktojnë tmerre pa fund”.    

08 shtator 2025, 18:56