杏MAP导航

K?rko

Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin

Kard. Parolin, nga Evropa n? Lindjen e Mesme, ekziston rreziku i nj? p?rshkall?zimi t? pafund

N? hapje t? seminarit nd?rkomb?tar "Krijimi, Natyra, Mjedisi, p?r nj? Bot? Paqeje", q? po zhvillohet aktualisht n? Casina Po IV n? Vatikan, Sekretari i Shtetit i k?rkoi shoq?ris? t? jet? n? gjendje t? lexoj? shenjat e koh?s q? mund t? kontribuojn? n? paq?sim dhe dialog shoq?ror: "Ne duhet t? jemi n? gjendje t? bashk?veprojm? me respekt t? nd?rsjell? dhe vet?dije t? p?rgjegjshme".

R.SH. / Vatikan

Jemi në prag të humnerës sepse ekziston rreziku i një përshkallëzimi të frikshëm dhe të pafund. Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, nuk e fshehu shqetësimin e tij për "rrezikun e një lufte me përmasa më të gjera" duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me sulmin me dron rus që shkeli hapësirën ajrore të Polonisë. Duke folur në Casina Pio IV, në Vatikan, në kuadrin e seminarit ndërkombëtar me temën "Krijimi, Natyra, Mjedisi, për një Botë Paqeje", kardinali Parolin tha se ai bashkëndau analizën e shprehur dje mbi këtë pikë nga Presidenti italian Sergio Mattarella, i cili foli për një nivel tensioni të ngjashëm me atë që i parapriu Luftës së Parë Botërore: "Nëse nuk ka vërtet një moment rishqyrtimi në rrugën e ndërmarrë, ekziston rreziku i një përshkallëzimi të pafund dhe për këtë arsye edhe i shpërthimit të një lufte me përmasa më të gjera".

Lufta në Lindjen e Mesme dhe tragjedinë në Gaza

Kardinali Parolin është gjithashtu i shqetësuar edhe për luftën në Lindjen e Mesme dhe tragjedinë në Gaza. Ai tha se përshkallëzimi izraelit në Rrip, "fatkeqësisht nuk ndalet, pavarësisht thirrjeve të shumta që janë bërë, përfshirë edhe nga Kisha Katolike, përfshirë edhe nga Patriarku Latin, Kardinali Pizzaballa". Nga ana tjetër, kardinali deshi të nxirrte në pah "rezistencën vërtet të admirueshme" të famullitarit të Familjes së Shenjtë të Gazës, At Gabriel Romanelli, dhe të njerëzve të strehuar në Kishën katolike në Qytetin e Gazës: "Ata qëndrojnë pranë personave me aftësi të kufizuara dhe për këtë arsye nuk duan t'i nënshtrohen dhunës".

Hapësira për dialog dhe diplomaci

Selia e Shenjtë, pra, vazhdon pa u lodhur në veprimtarinë e saj diplomatike. “Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur – tha kardinali Parolin -. Diplomacia jonë po kërkon kontakte me të gjithë protagonistët, flasim, këmbëngulim për takime, për dialog, këto janë mjetet që kemi në dispozicion për të provuar të ndalojmë këtë përshkallëzim”.

Përdorimi i termit gjenocid

Sekretari i Shtetit i Vatikanit, iu përgjigj më pas një pyetjeje mbi rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila fton shtetet anëtare ta njohin shtetin e Palestinës, por nuk përmban fjalën “gjenocid” për atë që po ndodh në Gaza, ndryshe nga dokumenti i nënshkruar të hënën e kaluar nga disa meshtarë dhe ipeshkvij: “Ata ndoshta kanë gjetur në atë që po ndodh elementet për të dhënë këtë përkufizim. Ne – sqaroi kardinali Parolin – për momentin nuk e kemi bërë ende. Kjo do të shihet. Duhet studiuar, duhet të jenë kushtet për të bërë një pohim të tillë”. Duke komentuar së fundi takimin e javës së kaluar në Vatikan midis Papës Leoni XIV dhe presidentit izraelit, Isaac Herzog, kardinali Parolin tha se nga kreu i shtetit ishin dhënë “garanci se nuk do të ketë pushtim të Gazës”. “Unë u besoj të gjithëve, pastaj bëhet fjalë për të parë faktet”, përfundoi ai.

Tensionet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Në kuadrin e konferencës së lartpërmendur pati hapësirë edhe për një koment mbi të shtënat tragjike që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vranë aktivistin konservator të krishterë, Charlie Kirk. “Ne jemi kundër të gjitha llojeve të dhunës – tha kardinali Parolin duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve -. Duhet të jemi shumë shumë tolerantë dhe respektues ndaj të gjithëve, edhe nëse nuk bashkëndajmë të njëjtat vizione, deklarata dhe mendime. Nëse nuk jemi tolerantë dhe respektues, dhe jemi të dhunshëm, kjo do të prodhojë vërtet një problem të madh brenda komunitetit ndërkombëtar dhe atij kombëtar”.

11 shtator 2025, 21:31