杏MAP导航

K?rko

Jubileu i Ngush?llimit: kur falja ?sht? m? e fort? se dhimbja Jubileu i Ngush?llimit: kur falja ?sht? m? e fort? se dhimbja

Papa kryeson pasdite n? sh?n Pjet?r takimin e lutjes p?r vitin e Shenjt? t? Ngush?llimit

Sot n? Rom? mbahet Jubileu i ngush?llimit, nj? ngjarje e ve?ant? jubilare e Vitit t? Shenjt? 2025 kushtuar t? gjith? atyre q? po jetojn?, ose kan? jetuar, n? jet? momente v?shtir?sish t? ve?anta, zie, dhimbjeje, vuajtjeje ose varf?rie. "Parashikohet pjes?marrja e mbi 8500 personave nga ?do an? i bot?s

R.SH. / Vatikan

Sot në Romë mbahet Jubileu i ngushëllimit, një ngjarje e veçantë jubilare e Vitit të Shenjtë 2025 kushtuar të gjithë atyre që po jetojnë, ose kanë jetuar, në jetë momente vështirësish të veçanta, zie, dhimbjeje, vuajtjeje ose varfërie. "Parashikohet pjesëmarrja e mbi 8500 personave nga çdo anë i botës dhe, mbi të gjitha, nga Italia, Gjermania, Polonia, Spanja, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Brazili, Meksika, Kolumbia, Argjentina, Peruja, Bolivia, Australia", shpjegon Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Ungjillëzimin. Sonte në vigjiljen e lutjes me Papën janë përfshirë shoqata, fondacione dhe entitete të ndryshme kishtare e fetare që merren me shoqërimin e atyre njerëzve që kanë nevojë për mbështetje, kujdesdhelutje.

Sot pasdite, në orën 17:00, do të fillojë Vigjilja e lutjes, brenda Bazilikës së Vatikanit, e kryesuar nga Papa Leoni XIV. Liturgjia e Fjalës, e përqendruar te shëmbëlltyrën e Samaritanit të Mirë, nga fragmenti i Ungjillit të Markut, do të pasohet nga dëshmitë e dy grave, Diane Foley, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Lucia Di Mauro Montanino, nga Napoli. Foley po udhëton nëpër botë për të treguar historinë e pajtimit dhe faljes, falë forcës së besimit në Zotin, me Alexanda Koley, nga grupi xhihadist që në vitin 2014 vrau djalin e saj, gazetarin Jim Foley, në Siri. Lucia di Mauro Montanin do të tregojë më pas se si e ka transformuar dhimbjen për vrasjen e burrit të saj në rilindje shpirtërore, përmes takimit dhe shoqërimit të Antonios, njërit prej djemve që mori pjesë në sulm.

Në fund të dëshmive, Papa do të mbajë homelinë e tij para të pranishmëve. Në Bazilikë, gjatë Vigjiljes së lutjes, do të jetë e pranishme shtatorja e Zojës së Shpresës, që vjen nga famullia-shenjtërore e Battipaglias, Itali. Çdo pjesëmarrës, më pas, do të marrë si dhuratë "Agnus Dei", një medalje dylli me figurën e Qengjit të Pashkëve, simbol i ringjalljes dhe shenjë shprese, e cila do të bekohet nga Ati i Shenjtë Leoni XIV gjatë lutjes. Në anën tjetër të medaljes, paraqitet Zoja Mari Salus Populi Romani.

15 shtator 2025, 12:38