杏MAP导航

K?rko

Kryeipeshkvi Imzot Gallagher n? Forumin Strategjik t? Bledit n? Slloveni (Forumi Strategjik i Bledit) Kryeipeshkvi Imzot Gallagher n? Forumin Strategjik t? Bledit n? Slloveni (Forumi Strategjik i Bledit)

Imzot Gallagher: n? bot?n e ndar? nga urrejtja dhe luft?rat, guximi q?ndron n? k?rkimin e paqes

N? Slloveni, Sekretari i Vatikanit p?r Marr?dh?niet me Shtetet dhe Organizatat Nd?rkomb?tare imzot Gallagheri mori pjes? n? nj? tryez? t? rrumbullak?t t? Forumit Strategjik t? Bledit me tem?n "Ringjallja e lidershipit dhe multilateralizmit n? nj? epok? konfliktesh dhe fragmentimi"

R.SH. / Vatikan

Përpjekjet e bëra nga Leoni XIV për të promovuar paqen në botë në vazhdën e udhës së trasuar nga Papa Françesku, që synon të inkurajojë dialogun, solidaritetin dhe vëllazërinë. Kjo u theksua nga kryeipeshkvi Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, gjatë pjesëmarrjes në edicionin e njëzetë të Forumit Strategjik të Bledit, që po zhvillohet dje dhe sot, më 1 e 2 shtator, në qytetin slloven me të njëjtin emër.

Rindërtimi i konsensusit

Në ditën e fundit të Forumit në Bled, Imzot Gallagher mori pjesë në një tryezë të rrumbullakët me temën "Ringjallja e lidershipit dhe multilateralizmit në një epokë konfliktesh dhe fragmentimi". Debati shqyrtoi se si përpjekjet politike dhe sociale mund të ripërcaktojnë lidershipin në favor të paqes në një mënyrë të guximshme, gjithëpërfshirëse dhe multilaterale, edhe në një epokë ndarjesh.

Diskutimet u përqendruan në mënyrën se si promovimi i paqes është një praktikë kolektive, që duhet trajtuar me guxim në mënyrë që të mund të përballet me kompleksitetet e botës së sotme. Duke iu përgjigjur pyetjeve nga publiku, Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet pranoi atë që theksuan pjesëmarrësit e tjerë, pra sfidat që dalin nga mungesa e konsensusit dhe përpjekjet politike të nevojshme për ta rindërtuar atë. Imzot Gallagher shtoi se ndërtimi i konsensusit është sot një shqetësim parësor dhe do të kërkojë një "mendim jashtë kornizave" dhe zhvillimin e ideve, qasjeve dhe zgjidhjeve të reja. Ndërtimi i konsensusit në të gjitha nivelet është urgjent, këmbënguli Gallagher, jo vetëm në nivelet më të larta, si në Kombet e Bashkuara ose në nivel kombëtar, por edhe duke filluar nga kontekstet lokale.

Duhet të garantohen dy elemente thelbësore

Kryeipeshkvi Gallagher shpjegoi se ai beson se shumica e liderëve politikë janë në gjendje të ndryshojnë kursin në një drejtim pozitiv. Por, për ta bërë këtë, janë të nevojshme dialogu, ndërtimi i konsensusit dhe angazhimi, vazhdoi ai. Ajo që e bën të vështirë këtë, sipas sekretarit të Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, janë fragmentimi dhe ndarjet në rritje brenda institucioneve, të cilat mund të kontribuojnë në një mungesë besimi ose kredibiliteti, përfshirë në qeveritë kombëtare, dhe prandaj është e kuptueshme që populizmi po rritet në shumë procese zgjedhore. Imzot Gallagher theksoi se shumë demokraci sot janë në krizë sepse nuk janë në gjendje të garantojnë dy elementet thelbësore që njerëzit dëshirojnë: prosperitetin dhe sigurinë. Në përgjigje të një pyetjeje mbi sistemet e bazuara në rregulla që sot janë të kërcënuara, Imzot Gallagher tha se në botën bashkëkohore duket se ka aderim ndaj rregullave vetëm nëse kjo sjell ndonjë përfitim, ndërsa në të kaluarën rendi i bazuar në rregulla ofronte një strukturë për të mbrojtur të gjithë.

Bled Strategic Forum

Filluar në vitin 2006, Bled Strategic Forum është një platformë takimi për të diskutuar çështje dhe sfida politike, të sigurisë dhe zhvillimit që prekin Evropën dhe botën, duke mbledhur pjesëmarrës nga kontekste dhe prejardhje të ndryshme. Tema e edicionit të këtij viti është "Një botë në arrati" ("A Runaway World") kushtuar mënyrës se si Evropa dhe Bashkimi Evropian mund të angazhohen dhe të ripërcaktojnë rolin e tyre për të përballuar krizat dhe tensionet e ndryshme gjeopolitike, ekonomike dhe klimatike me të cilat përballet bota sot.

02 shtator 2025, 18:31