杏MAP导航

K?rko

Imzot Balestrero: nj? skandal ?ekuilibri midis shpenzimeve ushtarake dhe burimeve p?r zhvillim (AFP ose licensues) Imzot Balestrero: nj? skandal ?ekuilibri midis shpenzimeve ushtarake dhe burimeve p?r zhvillim (AFP ose licensues)

Imzot Balestrero: nj? skandal ?ekuilibri midis shpenzimeve ushtarake dhe burimeve p?r zhvillim

N? fjalimin e tij n? Gjenev?, dje m? 16 shtator, v?zhguesi i p?rhersh?m i Vatikanit pran? Kombeve t? Bashkuara kujtoi se municionet th?rrmuese vazhdojn? t? shkaktojn? viktima t? pafajshme dhe u k?rkon kombeve nj? p?rgjegj?si t? p?rbashk?t n? ndihm?n ndaj civil?ve: "T? promovojm? negociata efektive p?r ?armatimin dhe kontrollin e arm?ve"

R.SH. / Vatikan

"Është urgjente të rivendoset një ekuilibër paqësor në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të vazhdohet me një përpjekje të koordinuar për të promovuar çarmatimin në favor të ndërtimit të paqes". Kështu dje, më 16 shtator, kryeipeshkvi Imzot Ettore Balestrero, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, në fjalimin e tij mbajtur në takimin e trembëdhjetë mbi Konventën për municionet thërrmuese.

Nunci Apostolik Balestrero thekson se "është një detyrim ligjor" të angazhohesh në favorizimin e anëtarësimit të sa më shumë vendeve në Konventë "veçanërisht në lidhje me ndihmën ndaj viktimave" por edhe në parandalim. Imzot Balestrero shpreh mirënjohje për angazhimin e Filipineve në këtë drejtim dhe përshëndet me ngrohtësi anëtarësimin e Vanatu në Konventë.

Forca e arsyes, jo ajo e armëve

"Aderimi dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare, - thekson Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara - përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare, nuk janë një formë dobësie. Përkundrazi, janë një formë fisnike përgjegjësie ndaj gjithë njerëzimit". Traktatet për çarmatimin nuk janë vetëm detyrime ligjore, por angazhim moral për brezat e ardhshëm. Vërtet "me forcën e arsyes, jo me forcën e armëve, drejtësia gjen rrugën e saj". Prandaj Selia e Shenjtë dënon përdorimin e municioneve thërrmuese, me pasojat e tyre të rrezikshme mbi civilët, në konfliktet e armatosura. Si "familje kombesh", thekson imzot Balestrero, "ndihma ndaj viktimave duhet të konsiderohet një përgjegjësi e përbashkët, e rrënjosur në bashkëpunimin dhe solidaritetin ndërkombëtar".

Një skandal investimet në armë

Nunci apostolik citon shifrat që nxjerrin në pah çekuilibrin e thellë midis shpenzimeve ushtarake - mbi 2.7 trilionë dollarë vitin e kaluar – dhe burimeve të kufizuara të destinuara për të ndihmuar viktimat e konflikteve ose njerëzit në nevojë, për të ushqyer të uriturit dhe për të promovuar zhvillimin njerëzor integral. Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara flet për shpenzimet ushtarake si "një skandal" dhe kujton se "pa një çarmatim të vërtetë nuk është e mundur asnjë paqe e qëndrueshme".

"Detyrimi për të siguruar mbrojtjen e vet nuk duhet të shndërrohet në një garë armatimi" edhe pse është "legjitime dhe e nevojshme" që çdo vend të ruajë sovranitetin dhe sigurinë e vet, por është e pashmangshme që forcimi i fuqisë ushtarake ndikon në besimin midis kombeve.

E drejta për vetëmbrojtje nuk është absolute

"Në fakt - thekson Vëzhguesi i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara - e drejta për vetëmbrojtje nuk është absolute. Ajo duhet të shoqërohet jo vetëm nga detyra për të minimizuar dhe, kur është e mundur, për të eliminuar shkaqet rrënjësore ose kërcënimin e konfliktit, por edhe nga detyra për të kufizuar kapacitetet ushtarake në nivelet rreptësisht të nevojshme për sigurinë dhe vetëmbrojtjen legjitime". Grumbullimi i tepërt i armëve, përfshirë ato që kanë efekte të pa dallueshme, sjell gjithashtu rrezikun e nxitjes së garës së armëve, duke kontribuar në një destabilizim që mund të çojë në një situatë dramatike për të gjithë.

Ftesa e ngutshme e Selisë së Shenjtë është të jemi "të vendosur në promovimin e negociatave efektive për çarmatimin dhe kontrollin e armëve dhe në forcimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare" duke riafirmuar vlerën absolute të dinjitetit njerëzor dhe vendin qendror të personit.

17 shtator 2025, 12:33