杏MAP导航

K?rko

Presidenti i Spitalit Pediatrik Bambino Gesù, Tiziano Onesti ? Kongresin e VIII-t? t? Lider?ve t? Feve Bot?rore dhe Tradicionale n? Astana Presidenti i Spitalit Pediatrik Bambino Gesù, Tiziano Onesti ? Kongresin e VIII-t? t? Lider?ve t? Feve Bot?rore dhe Tradicionale n? Astana

Spitali ‘Bambino Gesù’, apel p?r kurimin e f?mij?ve drejtuar lider?ve fetar? n? Kazakistan

Presidenti i spitalit pediatrik ‘Bambino Gesù’, Onesti foli sot n? kongresin q? po mbahet n? Astana. U n?nshkrua nj? marr?veshje me Qendr?n Mjek?sore Universitare t? kryeqytetit t? Kazakistanit

R.SH. Vatikan

“Të ndërtojmë një kulturë kujdesi, një pakt solidariteti që sjell shëndet dhe paqe, duke filluar nga më të brishtët: fëmijët”. Ky ishte propozimi që presidenti i Spitalit Pediatrik ‘Bambino Gesù’ prof. Tiziano Onesti, u drejtoi autoriteteve fetare dhe politike të pranishme në Kongresin e VIII-të të Liderëve të Feve Botërore dhe Tradicionale që po zhvillohet në Astana, Kazakistan. Një delegacion i Spitalit të Selisë së Shenjtë ‘Bambino Gesù’ po merr pjesë në Forumin ndërkombëtar ndërfetar me ftesë të institucioneve parlamentare të Republikës së Kazakistanit.

Nevojat universale, përtej çdo diversiteti

“Ka nevoja universale, të përbashkëta për çdo qenie njerëzore – pohoi Prof. Onesti, në lidhje me shëndetin dhe nevojën për të qenë të sigurt, larg vuajtjeve dhe frikës – që shkojnë përtej diversitetit të kulturës dhe fesë”. Nga ky ndërgjegjësim lind propozimi për të “punuar së bashku për një Kartë të Parimeve për kurat holistike të fëmijëve të pashërueshëm”. Një dokument, ka shpjeguar presidenti i ‘Bambino Gesù’ prof. Onesti, që afirmon dinjitetin e çdo fëmije, edhe kur kurat nuk janë të mundshme, dhe që promovon një qasje integrale – mjekësore, edukative, relacionale, shpirtërore dhe sociale – ndaj kujdesit mjekësor. “Shpresoj – përfundoi prof. Onesti – që në edicionin e ardhshëm të Kongresit të mund të prezantohet së bashku Karta, si angazhim i përbashkët dhe shenjë shprese për të ardhmen”.

Marrëveshje e nënshkruar me University Medical Center

Pjesëmarrja në Kongresin e Astanas ishte një mundësi për të vizituar strukturat spitalore të Qendrës Mjekësore Universitare me të cilën spitali pediatrik i Selisë së Shenjtë ‘Bambino Gesù’ ka nënshkruar një letër të re mirëkuptimi pas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2022. Ndër temat e trajtuara gjatë bisedimeve është pedhe ropozimi për të krijuar në Kazakistan një qendër kombëtare referimi për epilepsinë, modeluar sipas strukturës ekzistuese brenda spitalit ‘Bambino Gesù’, dhe zhvillimi në nivel lokal i aftësive diagnostike, terapeutike dhe të kërkimit të avancuar. Parashikohet gjithashtu edhe zbatimi i programeve të trajnimit për operatorët shëndetësorë kazakë.

18 shtator 2025, 14:24