杏MAP导航

K?rko

Shenjt?rorja e Sh?n Maris? della Rotonda, n? Albano Laziale, ku m? 17 gusht Papa kremton Mesh?n e Shenjt? me t? varfrit e ndihmuar nga Caritas dioqezan Shenjt?rorja e Sh?n Maris? della Rotonda, n? Albano Laziale, ku m? 17 gusht Papa kremton Mesh?n e Shenjt? me t? varfrit e ndihmuar nga Caritas dioqezan

Papa n? Albano, Rektori: Kisha N?n?, vend mikprit?s p?r paqen

Dioqeza e Albanos zjen nga p?rgatitjet p?r pritjen e Leonit XIV q? kthehet k?tu p?r t? ndenjur pran? t? varf?rve, t? ndihmuar nga Caritasi. Nes?r, 17 gusht, do t? kremtoj? Mesh?n n? Shenjt?roren Santa Maria della Rotonda, shum? e nderuar nga banor?t, ku don Gibellini kujton rr?nj?t e nj? vendi t? lasht? t? lidhur me mbrojtjen nga murtaja, njer?zit e zhvendosur t? Luft?s II Bot?rore dhe pranin? aktuale t? emigrant?ve q? ia besojn? veten Virgj?r?s Mari, duke menduar p?r n?nat e tyre t? larg?ta

R.SH. / Vatikan

Dioqeza e Albanos mirëpret, e emocionuar, Papën Leoni XIV, i cili po rikthehet këtu në Albano. Nesër, 17 gusht, Papa Leoni XIV do të kremtojë Meshën në Shenjtëroren  'Santa Maria della Rotonda', e nderuar shumë nga banorët e qytetit të Lazios. Karitasi i dioqezës së Albanos do ta koordinojë kremtimin liturgjik. Në krye të procesionit të dhuratave Eukaristike gjatë Meshës do të jetë një familje peruane, e strehuar në Shtëpinë "Kardinali Pizzardo", themeluar në vitin 1993 nga Dioqeza e Albanos si strehë e sigurt për familjet në nevojë, veçanërisht refugjatët politikë. Rektori i Shenjtërores 'Santa Maria della Rotonda', Atë Adriano Gibellini, flet në mediat e Vatikanit  për atmosferën e pritjes së Papës.

Atë Adriano, cila është historia e Shenjtërores Santa Maria della Rotonda?

Është e rëndësishme të theksohet se Papa Leoni XIV zgjodhi zemrën e Dioqezës për këtë takim, ndërtesën më të vjetër fetare ekzistuese në dioqezën tonë, sepse tempulli u naltua që në vitin 94 pas Krishtit. Fillimisht ishte një nimfe për vilën e Domicianit, më vonë u transformua në banjo për legjionarët e Legjionit të dytë Parthian. Tradita, megjithatë, na tregon se që në shekullin e 8-të, kjo ndërtesë ishte pikë referimi për të krishterët e bashkësisë së parë formuar në Albano.

Tradita tregon për mbërritjen e një pikture, asaj të Zojës Mari, sjellë nga Greqia dhe vendosur në këtë tempull. Që nga viti 1060, me shenjtërimin e tempullit, e dimë me siguri se ishte kishë e kushtuar adhurimit të krishterë. Është interesante se njerëzit e Albanos gjithmonë i janë kushtuar Zojës, veçanërisht në shekullin e 19-të - kohë disi kritike jo vetëm shoqërisht, por edhe për shkak të shkatërrimit shkaktuar nga tërmeti dhe stuhitë që goditën zonën e Castelli Romani, së bashku me murtajën - kur kjo Zojë Mari u bë zemra e lutjes për të gjithë njerëzit e Albanos. Në vitin 1867, ipeshkvi i Albanos, Shërbëtori i Zotit, Kardinali Alfieri, bëri një betim solemn: nëse qyteti do të kursehej nga murtaja, ndërmjetësimi i Marisë Virgjër do të festohej çdo të diel të parë të gushtit. Dhe kështu ndodhi: brenda një jave, kolera u zhduk, por për fat të keq, ipeshkvi u thirr në Parajsë pikërisht për shkak të sëmundjes.

Çfarë do të thotë prania e Papës Leoni XIV këtu?

Që atëherë, Shenjtërorja vizitohet veçanërisht në kohë të vështira, kur ne kërkojmë me zjarr ndërmjetësimin e Virgjërës Mari. E edhe përmes kësaj vizite të Papës Leoni ne, idealisht, dëshirojmë të ripërtërijmë kushtimin tonë ndaj Asaj, Zojës Mari që na mbrojti e, mbi të gjitha, na  fali përherë atë shpresë në zemrat tona, që na siguron se Zoti nuk do të na lërë kurrë vetëm.

Lidhur me përgatitjet, Ati i Shenjtë na zuri në befasi. Ai ishte në Albano vetëm më 20 korrik, ndërsa tani po kthehet përsëri tek ne. Po përgatisim gjithçka për  një pritje të denjë, të bukur dhe mbi të gjitha, të ngrohtë. E kështu, në këto ditë, ka njerëz që vijnë, që kërkojnë, që duan të marrin pjesë në këtë çast hiri për bashkësinë tonë. Nëpërmjet pranisë së Papës, duam të shohim edhe shqetësimin e Kishës për secilin prej nesh, për të vetmuarit dhe të varfrit. Mbi të gjitha, do të kërkojmë bekimin mbi ata besimtarë që e ndoqën Shenjtëroren prej shumë vitesh, por që tani janë të sëmurë, në shtëpi, e kanë dëshirë të madhe për të qenë të pranishëm në këtë ngjarje të jashtëzakonshme!

16 gusht 2025, 15:08