杏MAP导航

K?rko

Grupi egjiptian n? Jubile takoi sot Pap?n Leoni XIV Grupi egjiptian n? Jubile takoi sot Pap?n Leoni XIV

Nj? humbje e hidhur, gjat? shtegtimit nga Egjipti n? Rom?. Dhimbja e Pap?s

Salla e Shtypit e Selis? s? Shenjt? kujton ndarjen nga jeta t? tet?mb?dhjet?vje?ares Pascale Rafic, n? shtegtim nga Egjipti - n? Rom? p?r t? marr? pjes? n? Jubileun e t? Rinjve. Sot Papa u takua, n? Vatikan, me grupin e shtegtar?ve, shok? udhe t? s? res? Pascale. Takimi, me emocione t? thella, pati edhe ?aste lutjeje e ngush?llimi shpirt?rore p?r t? rinjt?, ende t? tronditur thell? nga ngjarja e dhimbshme

R.SH. - Vatikan

Ati i Shenjtë mori, me hidhërim të thellë, lajmin e papritur të ndarjes nga jeta të tetëmbëdhjetëvjeçares Pascale Rafic, gjatë shtegtimit prej Egjiptit - në Romë, për të marrë pjesë në Jubileun e Rinisë.

Papa Leoni XIV i shprehu afërsinë  shpirtërore Shkëlqësisë së Tij, Imzot Jean-Marie Chami, Ipeshkëv Titullar i Tarsit dhe Ndihmës i Kishës Patriarkale të Antiokisë së Melkitëve Grekë për Egjiptin, Sudanin e Sudanin e Jugut, familjes së vajzës së re dhe mbarë bashkësisë.

  (@Vatican Media)

Sot paradite u takua, në Vatikan, me grupin e shtegtarëve, shokë udhe të së resë Pascale. Takimi, me emocione të thella, pati edhe çaste lutjeje e ngushëllimi shpirtërore për të rinjtë, ende të tronditur thellë nga ngjarja e dhimbshme.

Duke marrë pjesë në hidhërimin e të prekurve nga kjo ngjarje tragjike, Ati i Shenjtë i siguroi për lutjet e tij dhe i kërkoi Zotit ngushëllim për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që vajtojnë humbjen e tetëmbëdhjetë vjeçares.

  (@Vatican Media)

Papa e siguroi grupin e egjiptianëve për "lutjet e tij" dhe kërkoi "ngushëllimin e Zotit për anëtarët e familjes së Pascale-s, për miqtë dhe për të gjithë ata, që vajtojnë humbjen e saj". Pikëllimi ishte krejt i papritur, u tha, por ne e kemi shpresën në Krishtin e Rigjallur.

"Prandaj, menduam se, në mes të kësaj dhimbjeje, që ju të gjithë përjetoni për humbjen e mikeshës suaj, të paktën të kemi këtë mundësi për t’u lutur së bashku, për ta ripërtërirë fenë dhe për t'i kërkuar Zotit si pushimin e amshuar të motrës sonë, ashtu edhe forcë e ngushëllim, përforcimin në fe e përtëritjen e shpresës”.

Duke iu drejtuar egjiptianëve në anglisht, përpara se t’u jepte bekimin e tij apostolik, Papa Leoni XIV i inkurajoi të gjejnë ngushëllim në dashurinë dhe mëshirën e pakufishme të Zotit dhe në shpresën që nuk zhgënjen kurrë.

“Është shpresa jonë në ringjallje burimi përfundimtar i shpresës. Po flasim për një Vit Jubilar Shprese, shpresa jonë është në Jezu Krishtin, që është ringjallur. E Ai na bën thirrje të gjithëve ta përtërijmë fenë, të jemi miq, vëllezër dhe motra me njëri-tjetrin, ta mbështesim njëri-tjetrin. Ai ju thotë që edhe ju duhet të jeni dëshmitarë të atij mesazhi të Ungjillit”.

(E përditësuar në orën 15.40)

02 gusht 2025, 12:20