杏MAP导航

K?rko

Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, kardinali Parolin Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, kardinali Parolin

Kardinali Parolin n? mision n? Burundi

Nga sot e deri m? 18 gusht, Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, kardinali Parolin do t? udh?toj? n? Burundi p?r mbylljen e Jubileut t? 60-vjetorit t? marr?dh?nieve diplomatike me Selin? e Shenjt? dhe p?r vendosjen e gurit t? par? t? qendr?s sh?ndet?sore n? nder t? Nuncit Imzot Courtney, i vrar? n? vitin 2023.

R.SH. / Vatikan

Me ftesë të Kishës lokale dhe autoriteteve të Burundit, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, do të udhëtojë në vendin afrikan nga sot, 12 gusht, deri të hënën, 18 gusht. Rasti i udhëtimit është mbyllja e Jubileut të 60-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Burundi - Selia e Shenjtë dhe inaugurimi i monumentit dhe vendosja e gurit të parë të qendrës shëndetësore në nder të Nuncit Apostolik, përfaqësuesit diplomatik të Vatikanit monsinjor Michael Aidan Courtney, njëzet e tre vjet pas vrasjes së tij në një pritë.

Kujtimi i Nuncit Apostolik imzot Courtney i emëruar në vitin 2000 nga Gjon Pali II si përfaqësues diplomatik papnor në vendin e shkatërruar nga lufta civile, monsinjor Courtney luajti një rol kyç në arritjen e marrëveshjes së nëntorit 2003 midis qeverisë së Burundit dhe rebelëve hutu. I caktuar për Nunciaturën Apostolike të Kubës, prelatit irlandez kishte kërkuar të qëndronte në Bujumbura edhe për një periudhë tjetër, duke besuar se paqja përfundimtare ishte e afërt. Ndërsa udhëtonte jo larg kryeqytetit të Burundit, makina e tij u godit nga disa të shtëna. I vetmi nga pasagjerët e mjetit që u godit, kryeipeshkvi Courtney ndërroi jetë në spital: ishte 29 dhjetor 2003, ishte vetëm 58 vjeç. Në vitin 2023, njëzet vjet pas vdekjes, Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, kryeipeshkvi Paul Richard Gallagher pati kremtuar Meshën e dritës në përkujtim të Nuncit Apostolik në Burundi imzot Courtney në kapelën irlandeze të Varrezave të Vatikanit.

Tani do të jetë i gjithë Burundi, në prani të Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Parolin, që do të përkujtojë kryeipeshkvin imzot Courtney me krijimin e kësaj qendre që do të ngrihet pikërisht në vendin e vrasjes së tij. Projekti qe njoftuar vitin e kaluar nga presidenti i Burundit, Évariste Ndayishimiye, dhe data e vendosjes së gurit të parë qe caktuar për 14 gusht 2025. Në atë ditë, në fakt, kardinali Parolin do të kryesojë ceremoninë për inaugurimin e monumentit dhe fillimin e punimeve të Qendrës Shëndetësore.

Programi i udhëtimit

Programin e detajuar të udhëtimit të Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Parolin e bënë të ditur Sekretaria e Shtetit të Vatikanit në faqen e platformës sociale @TerzaLoggia. Sipas asaj që lexohet, kardinali Parolin nesër, më 13 gusht, do të kremtojë Meshën me Konferencën Episkopale të Burundit, të cilën më pas do ta takojë privatisht. Në të njëjtën ditë është parashikuar biseda me presidentin e Burundit Ndayshimiye dhe nënshkrimi i Marrëveshjeve specifike midis Konferencës Episkopale dhe Qeverisë. Të premten, më 15 gusht, kard. Parolin do të kremtojë Meshën në Shenjtëroren Mariane të Mugerës, për të vizituar më pas Kryeqytetin politik dhe administrativ Gitega. Një tjetër Meshë do të kremtohet të shtunën, më 16 gusht; menjëherë pas kësaj kardinali Parolin do të takojë seminaristët dhe eprorët e lartë rregulltarëve dhe rregulltareve. Në të njëjtën ditë do të mbahet inaugurimi i memorialit të monsinjor Michael Aidan Courtney në Nunciaturën Apostolike dhe pritja me Korpin Diplomatik të vendit. Së fundi, të dielën, më 17 gusht, kard. Parolin do të kryesojë Meshën e mbylljes së Jubileut të 60-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Burundi - Selia e Shenjtë në Shenjtëroren e Zojës Mari ‘Notre-Dame Trois Fois admirable de Schoenstatt’, e ndërtuar në të njëjtin terren ku më 7 shtator 1990 Papa Shën Gjon Pali II kremtoi Eukaristinë.

12 gusht 2025, 14:04