杏MAP导航

K?rko

Kard. Czerny: Konferenca Kishtare e Amazon?s, shenj? sinodaliteti e shprese

Prefekti i Dikasterit t? Vatikanit p?r Sh?rbimin e Zhvillimit t? Gjithansh?m Njer?zor, kujtoi se q?llimi i takimit t? Konferenc?s Kishtare t? Amazon?s n? Bogota’ ?sht? q? z?rat e ipeshkvijve t? priten, t? d?gjohen dhe t? merren parasysh, sepse: "ata p?rfaq?sojn? thirrjet e popullit t? Zotit".

R.SH. / Vatikan

"Mrekulli e vërtetë" dhe përgjigje "ndaj thirrjes së Procesit Sinodal të Amazonës, për të krijuar një rrjet komunikimi kishtar Pan-Amazonik" që bashkon mjetet e ndryshme të përdorura nga Kisha të veçanta, me organe të tjera kishtare. Kështu, Kardinali Michael Czerny, Prefekt i Dikasterit të Vatikanit për Promovimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor, foli në sesionin përurues të asamblesë së parë të ipeshkvijve të CEAMA-s (Konferenca Kishtare e Amazonës) në Bogotá të Kolumbisë, duke përshkruar risinë e trupit kishtar krijuar pesë vjet më parë. Krijimi i tij, tha ai, "përfaqëson një kontekst të ri të sinodalitetit, që Kisha Latino-Amerikane i ofron mbarë Kishës". Takimi, i cili u hap më 17, përfundoi sot, më 20 gusht.

Në Shërbim të kujdesit baritor të përbashkët e të inkulturuar

Ky, theksoi kardinali kanadez me origjinë çeke, është "filiz", shenjë e "një pritjeje të shkëlqyer dhe krijuese latino-amerikane të Koncilit II të Vatikanit, Sinodeve mbi Amazonën (2019) dhe mbi Sinodalitetin (2023-2024)". “Duke mirëpritur larminë dhe duke vlerësuar plotësueshmërinë", na fton "të krijojmë dinamika komunikimi të përshtatshme për Kishën sinodale". Kjo strukturë e re, e parashikuar në thirrjen post-sinodale të Papës Françesku  “Querida Amazonia”, është "mënyrë e mishëruar për të çuar përpara organizimin kishtar" në një kontekst lokal. Siç e kishin parashikuar ipeshkvijtë e Amerikës Latine në Aparecida, në vitin 2007, misioni i CEAMA-s u përcaktua "në lidhje me kujdesin baritor të përbashkët dhe të inkulturuar, që do të promovohej ndërmjet dioqezave  amazonike".

Një Kishë jo vetëm e shërbesave, por edhe e karizmave

Për të shpjeguar risinë e organizatës, Kardinali Czerny analizoi fjalët që përbëjnë emrin e saj. Fjala inovative, në kontekstin e institucioneve të Kishës, është "ekleziale". Kjo do të thotë se "anëtarët dhe pjesëmarrësit e saj nuk janë vetëm ipeshkvij, por përfaqësojnë të gjitha thirrjet brenda Popullit të Zotit: të shuguruar, të shenjtëruar, laikë dhe ministra si katekistë dhe lektorë". Mund të themi, theksoi kardinali, duke cituar kushtetutën konciliare Lumen Gentium, "se përfaqëson një Kishë jo vetëm të shërbesave, por edhe të karizmave".

Në të vërtetë, krahas shtatë Konferencave Ipeshkvnore të vendeve të Amazonës, ajo përfshin edhe organizata rajonale si Caritas, Konfederata Latinoamerikane e Rregulltarëve (CLAR) dhe Rrjeti Kishtar Pan-Amazonian (REPAM), përfaqësuese të popujve indigjenë dhe eksperte emëruar nga presidenca e organizatës dhe nga Papa. Kështu, përmasa e saj "kishtare dhe sinodale" mishëron dëshirën e ipeshkvijve të Amerikës Latine shprehur në Aparecida, kur ata deklaruan se "laikët duhet të marrin pjesë në dallimin, vendimmarrjen, planifikimin dhe zbatimin" e jetës dhe të misionit të Kishës mbarë.

Një konferencë kishtare, jo më pak episkopale

Në dritën e Sinodit të fundit mbi sinodalitetin, vazhdoi Czerny, Konferenca Kishtare e Amazonës (CEAMA), "si konferenca e parë kishtare, nuk mund të jetë më pak episkopale se një konferencë e zakonshme dhe tipike". Prandaj, ajo jo vetëm që duhet ta ruajë karakterin e saj ipeshkvnor, "por ta forcojë dhe ta pjekë në dritën e sinodalitetit", sepse, siç kujtoi Papa Françesku në Shënimin Shoqërues të Dokumentit Përfundimtar të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të XVI të Sinodit të Ipeshkvijve, "sinodaliteti është korniza interpretuese më e përshtatshme për të kuptuar shërbesën hierarkike".

Organizëm, edhe "baritor" e "territorial"

Fjala "Amazonia", në përfundim, përfaqëson Kishën vendase, që jeton e vepron në hapësira konkrete, si fshatra, qytete dhe bashkësi. Për këtë arsye, Kardinali kërkoi t’i shtoheshin siglës dy fjalë: "baritore" dhe "territoriale". Kështu mund ta përfytyrojmë Konferencën Kishtare, Pastorale, Territoriale të Amazonës. Fjalë që janë shprehje të një feje e cila "nuk është as neutrale e as abstrakte, por e inkulturuar: duke nisur nga Amazona, jetohet dhe dallohet sot përballë kërcënimeve dhe sulmeve kundër jetës, që nxisin britma nga popujt dhe toka". Nga të cilët "nisin shtigjet e konvertimit, të bashkimit e të dialogut".

20 gusht 2025, 16:14