杏MAP导航

K?rko

Kard. Parolin n? ndjes?n e plot?: Porta Shenjte, ftes? p?r t? hyr? n? zemr?n e Jezusit

Gjat? homelis? s? Mesh?s, kremtuar n? L'Aquila, Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, kardinali Parolin kujtoi se vet?m Jezusi mund ta vler?soj? identitetin e ?do njeriu; kalimi n?p?r der? nuk ?sht? "gjest magjik"; duhet b?r? me besim t? mir?fillt?. Pas kremtimit, u hap Porta Shenjte e Bazilik?s t? Santa Maria di Collemaggio.

R.SH. / Vatikan

Papa Leoni XIV gëzohet bashkë me tokën e L'Aquila-s, Itali, "tokë e pasur me histori e fe", për hirin e dhuruar nga kremtimi i 731-të i Ndjesës Çelestiniane, që kremtohet  në atmosferën e Jubileut të Shpresës. Njoftimin e dha Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin gjatë homelisë, në Meshën e kremtuar dje, 28 gusht, në Bazilikën e Santa Maria di Collemaggio, "simbol i gjallë i mëshirës së Zotit dhe i ndjesës që Papa Çelestini V dëshironte t'ia dhuronte popullit të tij". Në fund të Meshës u hap Porta Shenjte, e cila do të mbyllet sonte, 29 gusht, nga Imzot Antonio D'Angelo, Kryeipeshkëv Metropolitan i L'Aquila-s. Kushdo që kalon nëpër Portën Shenjte, sipas kushteve të zakonshme të kërkuara nga Kisha, do të fitojë ndjesën e plotë.

Shenjë e kujtesës së gjallë

Reflektimit të Kardinalit i priu Ungjilli i Gjonit, në të cilin Jezusi paraqitet si "porta e deleve". Porta, zemra e feja e vërtetë janë fjalët që përshkuan homelinë e Sekretarit të Shtetit të Vatikani i cili kujtoi se Jubileu, i hapur nga Papa Françesku. edhe në burg, lidhet me Portën Shenjte. "Sot - pohoi - në këtë tokë të plagosur dhe besnike, hapet Porta Shenjte e Çelestinit, që flet prej shekujsh për falje e për paqe".

Kjo hapje është pjesë e udhëtimit të Jubileut, por ka një tingëllim shumë të veçantë: këtu, shenja bëhet kujtesë e gjallë, britmë e lutje, premtim lirie e mëshire. Të kujtojmë, megjithatë, se nuk është prag fizik apo arkitektonik vendimtar: Porta e Jubileut është vetë Krishti. Është Ai, që na çon drejt shpëtimit; Ai, që duhet të zgjedhim për të kaluar. Vetëm nëpërmjet Tij mund të hyjmë në jetën e plotë dhe të shpëtojmë nga skllavëria.

Nuk ka shpëtim pa Krishtin.

Rruga e treguar nga Jezusi është e qartë, zhdukë çdo dyshim. "Ai është kalimi drejt Zotit, drejt jetës". Prandaj, kush erdhi më parë, duke u paraqitur si udhërrëfyes, është hajdut dhe bandit sepse "vjen për të marrë", theksoi kardinali, "për të sunduar, për të ndërtuar veten. Kjo nuk e çon në jetë, por në hajdutëri, vrasje, shkatërrim".

 Sa zëra sot premtojnë shpëtim pa Krishtin? Sa ideologji, moralizma ose maskime fetare e anashkalojnë portën,  në vend që të kalojnë nëpër të!

Duke kaluar nëpër Kryqin e Jezusit

Populli i Zotit nuk i ka besuar kurrë zërave të rremë sepse, pohoi Kardinali, kanë "dije ndër zemra e zë të thellë që e njeh Bariun e vërtetë". Zë, tek i cili duhet të kthehen.

Vetëm Krishti është dera, e çdo gjë që nuk kalon përmes Tij, përmes korpit të Tij, përmes kryqit të Tij, nuk shpëton.

Të kalosh përmes derës do të thotë të pranosh Ungjillin; porta duhet kaluar sepse "Krishterimi nuk është sistem idesh apo moral, por kalim: të hysh e të dalësh përmes Krishtit".

Porta e ngushtë

Të hysh përmes Jezusit do të thotë - shpjegon kard. Parolin - të takosh shpëtimin, të realizosh plotësisht jetën tënde, "të bëhesh çka jemi thirrur të jemi", të përjetosh bashkim me Të, të gjesh shujtë të vërtetë, të jetosh lirisht. Por Porta - vëren Kardinali - është megjithatë e ngushtë.

Por është  edhe Portë e artë, e çmuar, më e bukura. Hyrja përmes kësaj Porte kërkon zgjedhje personale, të qëndrueshme, të vazhdueshme. Nuk është hapje dy kapakësh, përmes së cilës kalon pa angazhim. Të ndjekësh Jezusin do të thotë t'i përmbahesh Atij me gjithë zemër, ta dëgjosh zërin e Tij, ta jetosh Fjalën e Tij.

Mashtrimi i njerëzimit

Kujdes - theksoi Sekretari i Shtetit - nga "mashtrimi i madh i njerëzimit tonë: të mendosh se lumturia gjendet kur merr, kur përvetëson”. Kjo është "mendësia  e hajdutit" që shkatërron gjithçka prek, e bazuar në "premtime të rreme që duken më të lehta, por na lënë bosh". Jezusi erdhi për të na dhënë, për të na dhuruar një jetë të plotë.

Jo një rit i jashtëm

Kur kujtoi, më pas, ndalimin te riti i hapjes së Portës së Shenjtë të Bazilikës, Kard. Parolin theksoi se kalimi "nuk duhet të mendohet ose të përdoret si element supersticioz a si gjest magjik, që e ndryshon automatikisht jetën tonë".

Nuk mjafton të kalosh përmes portës - ose ndonjë porte tjetër shenjte - për të marrë diçka të veçantë. Kuptimi, siç e kemi thënë, është shumë më i thellë: Porta e Shenjtë është ftesë për të hyrë në zemrën e Jezusit, për të lejuar që hiri i Tij të na shndërrojë me të vërtetë, ai, jo një rit i thjeshtë i jashtëm!

Jubileu i mirëfilltë

Së fundmi, ftesa drejtuar Kishës së L'Aquila-s që të "dijë të ecë përmes Jezusit", madje edhe hapja e derës së shtëpisë, theksoi Kardinali, "mund të bëhet shenjë konkrete e këtij shtegtimi".

Pastaj, një lutje drejtuar Papës Çelestini V, duke i kërkuar të na ndihmojë ta mirëpresim hirin e Jubileut, i cili lë gjurmë vetëm nëse jetohet vërtetësisht. Sekretari i Shtetit të Vatikanit e përfundoi homelinë me një lutje të bukur:

O Zot Jezus,

Portë Shenjte e Atit,

Ti na thërret të kalojmë përmes teje

për t'i shpëtuar egoizmit tonë

e për të hyrë në jetën tënde.

 

Hapnai sytë për dritën tënde

zemrat tona, për Fjalën,

hapat tanë për rrugën tënde!

 

Të gjejmë, duke ecur përkrah teje,

kullotë,

paqe për zemrat tona,

gëzim të plotë në bashkim me ty.

 

Mos lejo të mbetemi jashtë,

të shpërqendruar,

të mbyllur,

indiferentë....

Tërhiqna drejt Teje,

pse vetëm Ti je shpëtimi,

vetëm Ti je shpresa,

vetëm Ti je jeta!

29 gusht 2025, 11:38