Jubileu: 200 rr?fyestore p?r t? rinjt?, dit?n e rr?fimit, n? Circo Massimo
R.SH. - Vatikan
Për qindra mijëra shtegtarë të rinj, që erdhën në Romë, në Jubileun e tyre, sot, e premte, 1 gusht, është ditë kushtuar tërësisht Sakramentit të Pajtimit, përpara se të takohen me Papën Leoni XIV të shtunën e të dielën e ardhshme, në sheshin Tor Vergata. Nga ora 10:30 e deri në orën 18:00, 200 rrëfyestore do të jenë të tyret, me rreth një mijë priftërinj të gatshëm t'i dëgjojnë.
Vende rrëfimi, në gjuhë të ndryshme
Shtegtarët, që flasin italisht, spanjisht, anglisht, frëngjisht, portugalisht dhe polonisht, do të gjejnë rrëfyestore në gjuhën e tyre gjatë gjithë ditës. Shtegtarët që flasin gjermanisht, hungarisht, sllovakisht, koreanisht dhe kinezisht, do të kenë rrëfyestore në orare të caktuara.
Youcat shpërndan librin kushtuar rrëfimit
Gjatë "Ditës Pendestare", njëzet vullnetarë nga Fondacioni “Katekizimi i Kishës Katolike për të Rinjtë”, po shpërndajnë 10,000 kopje të librit Youcat kushtuar rrëfimit. Edicioni i posaçëm, i botuar për Jubileun e Rinisë, është në katër gjuhë: italisht, anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Libri, i botuar për herë të parë në vitin 2014 dhe i ribotuar për këtë rast, synon t'u krijojë të rinjve mundësinë për t’u rrëfyer më lehtësisht. Edicioni i ri përmban shqyrtimin e ndërgjegjes, shpjegime për kuptimin e rrëfimit dhe disa lutje të nevojshme.