Komiteti Papnor p?r Dit?n Bot?rore t? F?mij?ve, kalon n? Dikasterin p?r Laik?t, Familjen dhe Jet?n
R. SH. / Vatikan
Nga një organ, që i raporton drejtpërdrejt Papës, Komiteti Papnor për Ditën Botërore të Fëmijëve - i themeluar vitin e kaluar nga Françesku për të organizuar dhe koordinuar ngjarjet e ashtuquajtura "Dita Botërore e Fëmijëve" - kalon në Dikasterin e Vatikanit për Laikët, Familjen dhe Jetën. Ky vendim u mor nga Papa Leoni XIV pas audiencës dhënë Zëvendësit të Sekretarisë së Shtetit, Kryeipeshkvit Imzot Edgar Peña Parra, më 6 gushtin e kaluar, dhe u bë publik në një Reskript. Dokumenti - i publikuar sot, por që ka datën e së shtunës, 9 gusht - saktëson: "Urdhri i Lartë duhet t'u njoftohet dy institucioneve të përfshira, në mënyrë që të parashikohet kalimi".
Themelimi, në vitin 2024
Më 20 nëntor 2024, Papa Françesku themeloi, me një kirograf, Komitetin Papnor për Ditën Botërore të Fëmijëve, duke e ngarkuar për mbikëqyrjen e "gjallërisë kishtare dhe organizimin baritor të Ditës Botërore të Fëmijëve", ngjarje që - duke ndjekur shembullin e Ditës Botërore të të Miturve - i fton fëmijët nga mbarë bota për një takim me muzikë e dëshmi. Edicioni i parë u zhvillua më 25 maj 2024, në Stadiumin Olimpik në Romë, në prani të Papës Françesku dhe me pjesëmarrjen e mbi 50.000 fëmijëve dhe adoleshentëve, e edhe ata nga zonat e konfliktit.
Kujdesi baritor për fëmijët
Dokumenti themelues i organizatës thekson gjithashtu se Komiteti Papnor është përgjegjës për koordinimin dhe zbatimin e nismave të komiteteve organizative kombëtare dhe rajonale, si dhe për bashkëpunimin me zyrat baritore të Kishave lokale e të Konferencave Ipeshkvnore "në mënyrë që Dita Botërore e Fëmijëve të mos mbetet ngjarje e izoluar" e që kujdesi baritor për të vegjlit të ketë gjithnjë e më shumë "përparësi".