杏MAP导航

K?rko

Vullnetar?t e Jubileut Vullnetar?t e Jubileut

Vullnetar?t e Jubileut: puna jon?, sh?rbim p?r shpres?n

Flasin t? rinjt?, q? ndihmojn? shtegtar?t n? udh?n drejt Port?s Shenjte. T? gjith? d?shmojn? p?r nj? p?rvoj? q? i pasuron: p?r takimin me njer?z, d?shir?n p?r t’u sh?rbyer t? tjer?ve, bashk?punimin n? nj? projekt t? p?rbashk?t. "Edhe p?r ne, kjo ?sht? koh? q? rizbulon p?rshpirt?rin? ton?", pohojn?

R.SH. / Vatikan

Jelekët e gjelbër pasqyrojnë dritën e hershme të mëngjesit në Piazza Pia, ndërsa shtegtarët, të mbledhur së bashku, afrohen për të kërkuar informacion. Pak më vonë, kryqi prej druri u dorëzohet atyre që prijnë përgjatë Via della Conciliazione, në Romë. Një buzagaz, një përkulje koke, një këngë njoftojnë për fillimin! E besimtarët drejtohen drejt Portës Shenjte, ndërsa një grup tjetër shtegtarësh afrohet, duke u lutur, në hyrje të rrugës së Jubileut.

Kjo është jeta e përditshme, e zellshme, e vullnetarëve të Vitit Shenjt, një "ushtri" e heshtur prej 22,000 shpirtrash të vëmendshëm, nga mbi 50 vende dhe 5 kontinente: të rinj dhe të moshuar, të bashkuar nga dëshira për t'iu dhuruar të tjerëve, të nxitur nga një fe, që shndërrohet në veprime konkrete. Disa nxiten nga përshpirtëria, të tjerë, nga kriza personale e shndërruar në mundësi, të tjerë akoma, nga dëshira për të rizbuluar hyjnoren, në gjestet e përditshme.

Përvojë vendimtare

Këto janë historitë - të ndryshme, por të gjitha intime dhe të fuqishme - të atyre që zgjodhën përvojën e vullnetariatit në Romë, gjatë Vitit Shenjt. "Për mua ishte vërtet shtegtim jete"- tregon Faustina, italiane 24-vjeçare nga Caorle, në provincën e Venedikut. "Kur pashë një shërbim në televizion kushtuar vullnetarëve të Jubileut, ndjeva diçka brenda vetes. Po çlirohesha nga një periudhë e vështirë, një depresion që më bëri të largohesha nga të tjerët dhe të mos dilja më as nga shtëpia". Apatia e provuar vitet e fundit, që arriti kulmin me braktisjen e studimeve universitare në letërsi, gradualisht ia la vendin entuziazmit të rigjetur dhe besimit të vendosur - thekson gruaja e re - në "bukurinë e fesë dhe të njerëzve".

Njohja me Don Giuseppe-n, famullitar i kishës së Shën Shtjefnit Protomartir, i dha Faustinës shtytjen që i nevojitej për të kthyer faqen e jetës së saj, duke lënë pas kohët e vështira, në kërkim të një kuptimi të ri. "Fillova një shtegtim shërimi dhe pak nga pak rizbulova entuziazmin e besimin tek njerëzit", shton ajo. "E kuptova se feja mund të jetë diçka e mrekullueshme. E pastaj, më 8 majin e kaluar, tymi i bardhë, i paralajmëruar nga një gjëmim që jehoi brenda Bazilikës së Vatikanit, qe vendimtar për mua: kurrë në jetën time nuk do ta kisha pritur të jetoja një çast kaq të rëndësishëm në Romë, gjithmonë qyteti im i dashur".

Shërbim, që ushqen shpresën

Së bashku me nëntëdhjetë vullnetarë të tjerë, Faustina strehohet në Domus Spei, ku një ndjenjë bashkimi përshkon jetën e përditshme, siç e thekson edhe Agustíni, vullnetar argjentinas me origjinë nga San Isidoro, në provincën argjentinase të Buenos Ajres. Me syzet e errëta, mjekrën pak të krehur dhe byzylykët e shumtë në kyçet e duarve, 28-vjeçari kujton me entuziazëm përfshirjen e tij në lëvizjen rinore saleziane si mësues letërsie, duke fituar njohuri me punë vullnetare.

"Vendimi për të marrë pjesë në Jubile", pohon ai, "nuk ishte impulsiv, por rezultat i një frymëzimi që më kishte pushtuar gjatë viteve. Kisha frikë se mund të bëhej më shumë tërheqje turistike, sesa çast rilidhjeje me fenë. Në vend të kësaj, ndjeva se sa thellë dhe personalisht u prekën të gjithë nga kjo përvojë". Për Agustinin, bashkëveprimi me shtegtarët dhe vullnetarët e tjerë bëhet "karburant", ngarkesë, që ushqen shpresën", ndërsa thekson se "takimi me Zotin jetohet më së miri në çaste të vogla". Ende nuk e di se çka do t’i ruajë jeta, kur të kthehet në shtëpi, planifikuar për fillimin e gushtit pas Jubileut të Rinisë, por është i sigurt se gjithmonë “do të jetë i vetëdijshëm se, përballë çdo vështirësie, përgjigjja më e mirë është kolektive: nuk duhet ta harrojmë kurrë rëndësinë e përballimit të sfidave si bashkësi".

Nga Tajvani - në Romë, që të mësojmë për të qenë bashkësi.

Edhe Allegra, vullnetare nga Tajvani, e thekson fuqinë transformuese të kësaj "aventure". Në Romë që nga maji, 30-vjeçarja u kthye në fenë e krishterë falë lëvizjes katolike Bashkim e Çlirim e, si e rritur, e vlerëson fenë e saj si dhuratë të brishtë dhe të çmuar, të kultivuar në thjeshtësinë e buzëqeshjeve dhe në fjalët e ofruara atyre që kërkojnë ngushëllim. Njohja e gjuhëve - kineze, angleze dhe italiane - e nxitën të ndihmojë qindra besimtarë, por edhe ta jetojë Vitin e Jubileut si "kohë për të rizbuluar përmasën shpirtërore dhe ndjenjën e bashkësisë, vlera që - premton ajo - do t'i marrë me vete në Tajvan".

Allegra deklaron se është gati, sapo të kthehet në atdheun e saj, të bëhet "lajmëtare e shpirtit të jetuar  rrugëve dhe bazilikave të Romës, themelore për të ndërtuar ura: feja është marrëdhënie, takim. E edhe shikimi më i shpejtë mund të bëhet thirrje për të shërbyer".

18 korrik 2025, 16:34