杏MAP导航

K?rko

2018.12.26 Taizé, Porto, Portogallo Programma Portoghese

Leoni XIV takohet me V?lla Mateun e bashk?sis? s? Taizés?

T? premten e kaluar, m? 4 korrik, V?lla Mateu, prift i bashk?sis? s? Taizé-s?, u prit n? audienc? private nga Ati i Shenjt?, Papa Leoni XIV, n? Vatikan. Ishte audienca e tij e par? me Pap?n, zgjedhur m? 8 maj. Kjo audienc? sh?non nj? faz? t? re n? marr?dh?nien e fes? dhe t? dialogut nd?rmjet Kish?s Katolike e bashk?sis? ekumenike t? Taizé-s?, n? vazhdim?si me audiencat vjetore nd?rmjet Prior?ve t? m?parsh?m dhe Pap?ve q? pasuan nj?ri-tjetrin gjat? dekadave t? fundit”

R.SH. / Vatikan

Të premten e kaluar, më 4 korrik, Vëlla Mateu, meshtar i bashkësisë së Taizé-së, u prit në audiencë private nga Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, në Vatikan. Ishte audienca e tij e parë me Papën, zgjedhur më 8 maj. Është komuniteti ekumenik i Taizé-s, i themeluar nga vëllai Roger, që përmes një deklarate, jep disa hollësira:

“Në një atmosferë vëllazërore, takimi na lejoi të trajtonim temat e mëdha të unitetit të krishterë, dëshminë ekumenike që solli Taizé për më shumë se shtatëdhjetë vjet dhe angazhimin e të rinjve për paqe e drejtësi”, shkruhet në deklaratë.

“Për më tepër, Vëlla Mateu i dha Papës Leoni një broshurë që përmbante mesazhe të shkruara nga të rinj, aktualisht të pranishëm në Taizé për një periudhë të gjatë si vullnetarë”. “Kjo audiencë - shkruhet - shënon një fazë të re në marrëdhënien e fesë dhe të dialogut ndërmjet Kishës Katolike e bashkësisë ekumenike të Taizé-së, në vazhdimësi me audiencat vjetore ndërmjet priorëve të mëparshëm dhe papëve që pasuan njëri-tjetrin gjatë dekadave të fundit”.

Komuniteti ekumenik i Taizé-s njofton se gjatë Jubileut të Rinisë, që do të mbahet në fund të korrikun e  fillim të gushtit në Romë, vëllezërit e këtij komuniteti do ta gjallërojnë, me praninë e tyre, çastet e këtij takimi me lutje dhe këngë në Bazilikën e Santa Maria në Aracoeli, në Piazza Venezia, në Romë. Ky, orari i programit: të mërkurën, 30 dhe të enjten, 31 korrik, në orën 11:00, 14:30, 16:00 dhe 17:30; ndërsa të premten, 1 gusht, në orën 11:00 dhe 14:30. Përveç kësaj, një lutje, me bashkësi të ndryshme, do të propozohet të premten, më 1 gusht, në orën 20:00, në Kishën e Shën Injacit, në Campo Marzio, në Romë.

07 korrik 2025, 11:48