杏MAP导航

K?rko

Konferenca e Kat?rt Nd?rkomb?tare p?r Financimin e Zhvillimit n? Sevilje Konferenca e Kat?rt Nd?rkomb?tare p?r Financimin e Zhvillimit n? Sevilje

Kryeipeshkvi Caccia: zhvillimi duhet t'i sh?rbej? dinjitetit t? t? gjith? njer?zve

V?zhguesi i P?rhersh?m i Selis? s? Shenjt? pran? Kombeve t? Bashkuara flet n? Konferenc?n p?r Financimin e Zhvillimit, q? po mbahet n? Sevilje n? Spanj?, duke theksuar r?nd?sin? e "nj? multilateralizmi gjith?p?rfshir?s, parimor dhe t? drejt?, bazuar n? solidaritet dhe k?rkimin e t? mir?s s? p?rbashk?t".

R.SH. / Vatikan

Zhvillimi është para së gjithash çështje "njerëzish" dhe jo vetëm "indikatorësh, mjetesh apo institucionesh", prandaj duhet të "promovojë dinjitetin e çdo personi njerëzor", pasi është në shërbim të mirëqenies së të gjithëve dhe jo të ekonomisë. Për këtë arsye, Selia e Shenjtë e konsideron thelbësore uljen e borxhit dhe të nevojshëm "një veprim urgjent dhe koherent në shkallë të gjerë", edhe përmes angazhimeve të marra në Kompromisin e Seviljes. Monsinjor Gabriele Caccia, Vëzhguesi i Përhershëm i Selisë së Shenjtë në Kombet e Bashkuara, në fjalën e tij në Konferencën e Katërt Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit, që u mbajt në Sevilje të Spanjës, deri më 3 korrik, tregon rrugën më reale "për të arritur zhvillimin e plotë njerëzor" që, për Selinë e Shenjtë, mbetet "një multilateralizëm gjithëpërfshirës, parimor dhe i drejtë", bazuar në "solidaritetin dhe kërkimin e të mirës së përbashkët".

T'i shërbejmë të mirës së përbashkët

Selia e Shenjtë, shpjegon imzot Caccia, "beson se arkitektura aktuale financiare nuk e pasqyron plotësisht këtë vizion integral" të zhvillimit, i cili është veçanërisht i nevojshëm për ata që janë në vështirësi më të mëdha. Komuniteti ndërkombëtar, përkundrazi, shpesh miraton "vendime dhe prioritete" që, në vend që t'i shërbejnë të mirës së përbashkët, i lënë më të cenueshmit e shoqërisë në vështirësi, duke mos plotësuar nevoja themelore si "qasja në ujë të pijshëm, ushqim të përshtatshëm, arsim cilësor dhe kujdes shëndetësor thelbësor". Dinjiteti njerëzor, shpjegon më tej kryeipeshvi, respektohet kur ndiqet "një zhvillim i vërtetë integral që përfshin progresin ekonomik, social, mjedisor, shpirtëror dhe kulturor të çdo personi". Prandaj, është e nevojshme që "financimi për zhvillim" të mos përqendrohet vetëm në ekonomi, por të adoptojë "një qasje integrale që favorizon lulëzimin e çdo personi, çdo familjeje, çdo komuniteti dhe çdo kombi, pa përjashtim".

Zhvillimi i mbytur nga borxhi

Paqëndrueshmëria e borxhit është një nga "pengesat më të mëdha për plotësimin e nevojave themelore", vazhdon Vëzhguesi i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara. Një rol të rëndësishëm në zhvillim ka "përgjegjësia në dhënien dhe marrjen e huave", e cila duhet të bazohet në përgjegjësi, qëndrueshmëri dhe mbrojtje të dinjitetit njerëzor. Por fatkeqësisht nuk është kështu: "arkitektura aktuale e borxhit" dhe "barrët pasuese të borxhit", mbytin "perspektivat e zhvillimit të shumë vendeve në zhvillim", duke penguar investimet "në shëndetësi, arsim, në infrastrukturën bazë dhe në qëndrueshmërinë klimatike", aspekte jetike këto "për zhvillimin integral të njerëzve dhe për zhvillimin afatgjatë të shteteve".

Të veprojmë si një familje e vetme njerëzore

Selia e Shenjtë, pra, rikonfirmon se "reduktimi i borxhit është një imperativ moral dhe jo vetëm një çështje financiare", dhe u kërkon kreditorëve, gjatë këtij Viti të Shenjtë për Kishën Katolike, "të rinovojnë angazhimin e tyre për të siguruar një reduktim të plotë dhe në kohë të borxhit, duke përfshirë anulimin, veçanërisht për vendet në situata të veçanta". Përveç kësaj, komuniteti ndërkombëtar nxitet "të trajtojë mangësitë sistemike përmes një reforme të mekanizmave financiarë ndërkombëtarë". Asnjë komb, tha në përfundimi imzot Caccia, "nuk mund t'i përballojë sfidat e financimit i vetëm", vetëm përmes bashkëpunimit dhe një ndjenje të përbashkët të përgjegjësisë morale "financimi për zhvillim mund t'i shërbejë dinjitetit të të gjithë njerëzve". Koha për të vepruar, është thirrja e fortë e Vëzhguesit të Përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, "është tani, jo si entitete të izoluara, por si një familje e vetme njerëzore".

03 korrik 2025, 16:36