Kisha: Sinodi, Papa shton 2 grupe t? reja studimi
R.SH. / Vatikan
Papa Leoni XIV ka shtuar dy Grupe të reja Studimi (përkatësisht mbi 'Liturgjinë në perspektivë sinodale' dhe mbi 'Statusin e Konferencave Ipeshkvore, të Asambleve Kishtare dhe Koncileve të Veçanta') në lidhje me rrugëtimin sinodal. Kështu thuhet në një dokument të Sekretarisë së Përgjithshëm të Sinodit të Ipeshkvijve. "Gjurmët për fazën zbatuese të Sinodit" do të shoqërojnë reflektimin deri në Asamblenë Kishtare të vitit 2028.
Në dokument bëhet thirrje për të përfshirë në këtë rrugëtim ata që janë "të mënjanuar" si "persona dhe grupe me identitete të ndryshme kulturore dhe kushte sociale", veçanërisht të varfrit dhe të përjashtuarit. Gjithashtu, në lidhje me Sinodin, nga 24 deri më 26 tetor do të mbahet Jubileu i ekipeve sinodale dhe i organizmave të pjesëmarrjes.