杏MAP导航

K?rko

Inaugurazione del Cubicolo di Papa Eusebio nella Catacomba di San Callisto

Kardinali Parolin: zgjidhja p?r Gaz?n ?sht? njohja e shtetit t? Palestin?s

Sekretari i Shtetit t? Vatikanit, n? nj? bised? me gazetar?t n? p?rurimin e Jubileut t? Influenc?rve, theksoi r?nd?sin? e njohjes s? dy shteteve, Izraelit dhe Palestin?s, "q? duhet t? jetojn? krah p?r krah, n? m?nyr? autonome, por edhe n? bashk?punim dhe siguri". Ai reflektoi edhe mbi nj? "m?nyr? p?r t? zgjidhur konfliktin" n? Ukrain?, mbi marr?dh?niet me Patrikan?n e Mosk?s dhe mbi sulmin kund?r nj? kishe katolike n? Republik?n Demokratike t? Kongos

R.SH. – Vatikan

         Selia e Shenjtë e ka "njohur tashmë" prej kohësh. Pas njoftimit të presidentit francez Emmanuel Macron lidhur me Shtetin e Palestinës, të cilin Franca do ta njohë në shtator gjatë sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, çështja u diskutua sot edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin. I pyetur nga gazetarët, gjatë përurimit të Jubileut të Influencërve, kardinali kujtoi se kjo është "zgjidhja, njohja e dy shteteve, që jetojnë krah për krah, në mënyrë autonome, por edhe në bashkëpunim dhe siguri". Përsa u përket atyre, që besojnë se është "e parakohshme" të njihet Shteti i Palestinës, kardinali deklaroi: "Pse e parakohshme? Sipas mendimit tonë, zgjidhja qëndron në dialogun e drejtpërdrejtë ndërmjet dy palëve, me qëllim krijimin e dy shteteve autonome". Sigurisht, vërejti ai, "kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë, edhe për shkak të situatës, që është krijuar dhe po krijohet në Cisjordani", me vendbanimet izraelite në ato territore. Që këtej, shpresa që takimet në Nju Jork, sot dhe nesër, me rastin e Konferencës Ndërkombëtare të Nivelit të Lartë për Zgjidhjen Paqësore të Çështjes Palestineze dhe Zbatimin e Zgjidhjes me Dy Shtete, të japin "ndonjë fryt". Kujtojmë se Selia e Shenjtë e ka nënshkruar marrëveshjen e parë bazë me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) 25 vjet më parë. Pastaj, dhjetë vjet më parë, nënshkroi një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse me Shtetin e Palestinës, e cila hyri në fuqi në janar 2016.

Sulmi kundër famullisë së Familjes Shenjte në Gaza

Lidhur me hetimin mbi sulmin izraelit kundër kishës së Familjes Shenjte në Gaza, më 17 korrik - që sipas izraelitëve nuk ishte i qëllimshëm, por ndodhi, për shkak të mosfunksionimit të mirë të predhës a të tankut, që e hodhi, duke shkaktuar vrasjen e tre vetëve dhe plagosjen e 10 të tjerëve - kardinali Parolin deklaroi se "nuk kishte elementë të tjerë për të bërë një vlerësim të ndryshëm. Përshtypja është se këto gabime përsëriten shpesh. Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet parandalimit të goditjes së vendeve të kultit dhe institucioneve humanitare", vazhdoi Sekretari i Shtetit. "Varet nga Izraeli të gjejë një mënyrë për të siguruar që këto gabime të mos përsëriten".

Ai theksoi gjithashtu seriozitetin e krizës në Gaza dhe nevojën për ndihmë humanitare: "Shpresoj që të vijë, sepse situata është e papranueshme. Siç po e denoncojnë shumë agjenci ndërkombëtare, arma e re tani është 'uria', zia e bukës dhe mungesa e ushqimit".

Ndërmjetësimi mes Rusisë dhe Ukrainës

Lidhur me frontin tjetër të luftës dhe ndërmjetësimin për një takim paqeje të Rusisë me Ukrainën, kardinali Parolin deklaroi se "Vatikani nuk mund të akuzohet se s’është neutral. Ne gjithmonë jemi përpjekur, edhe kur i themi gjërat ashtu siç janë, të jemi pranë të dyja palëve dhe, mbi të gjitha, të ndihmojmë në gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin".

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për audiencën e së shtunës të Papës Leoni XIV me Mitropolitin Antonij të Volokolamskut, kreun e Marrëdhënieve me Jashtë të Patrikanës së Moskës, Sekretari i Shtetit të Vatikanit e quajti takimin "pozitiv", sepse "është e rëndësishme të flasim me njëri-tjetrin, është e rëndësishme të ruajmë kontaktin dhe, pikërisht për këtë arsye, kjo mund të ndihmojë në rifillimin gradual të marrëdhënieve me Patrikanën e Moskës në një mënyrë më të përzemërt dhe konstruktive".

Kongo e përfshirë nga dhuna

Duke folur për “sinjalin e rrezikshëm”, që dha sulmi i fundjavës në një kishë katolike në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, me dhjetëra viktima, kardinali Parolin komentoi se Forcat e Armatosura të Afrikës së Jugut, që e kryen atë, "janë praktikisht shprehje e Xhihadit Islamik dhe imponohen përmes forcës e dhunës, në një rajon ku ka kaq shumë konflikte me natyrë etnike, kulturore dhe shoqëroro-politike. Fakti, që shtohet edhe aspekti fetar", reflektoi ai, "e përkeqëson problemin edhe më tej".

28 korrik 2025, 14:27