杏MAP导航

K?rko

2025.07.31 Quadro di canonizzazione di card. John Henry Newman (CBCEW/Marcin Mazur)

Kardinali Newman do t? shpallet Doktor i Kish?s

Nj? not? e Sall?s s? Shtypit t? Vatikanit njofton se titulli do t'i jepet s? shpejti kardinalit, q? jetoi n? shekullin XIX, pasi Papa Leoni XIV konfirmoi mendimin e asambles? plenare t? kardinajve dhe ipeshkvijve, an?tar? t? Dikasterit p?r ??shtjet e Shenjtor?ve

R.SH. – Vatikan

Një nga mendimtarët e mëdhenj modernë të krishterimit, protagonist i një udhe shpirtërore dhe njerëzore, që i dha formë Kishës dhe ekumenizmit gjatë shekullit XIX, autor i reflektimeve dhe teksteve, që tregojnë se kur e jeton fenë hyn në një dialog të përditshëm me Krishtin, në të cilin zemra i flet zemrës: ky është kardinali anglez John Henry Newman, që do të shpallet Doktor i Kishës, pas kanonizimit të tij në vitin 2019.

Lajmi njoftohet në një deklaratë të Sallës së Shtypit të Vatikanit sot, më 31 korrik. Gjatë audiencës me kardinalin Marcello Semeraro, prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve, thuhet në të, Papa Leoni XIV "konfirmoi mendimin pozitiv të Sesionit Plenar të kardinajve dhe ipeshkvijve, anëtarë të Dikasterit për Çështjet e Shenjtorëve, lidhur me titullin Doktor i Kishës Universale, që së shpejti do t'i jepet Shën Gjon Henry Newman".

E gjithë jeta e John Henry Newman,  Shenjtit të parë jo-martir anglezishte, ishte kërkimi i vazhdueshëm i shenjtërimit dhe i së vërtetës, jo abstrakte, por në kuadrin e fesë dhe të jetës së krishterë.

I Lumi John Henry Newman, që u lartua në nderimet e elterit në Birmingham nga Papa Benedikti XVI, gjatë vizitës së tij apostolike në Mbretërinë e Bashkuar, më 19 shtator të vitit 2010, fillimisht anglikan,  John Henry Newman ishte eksponenti i asaj rryme brenda Kishës Anglikane, që kërkoi gjithnjë e më shumë afrimin me katolicizmin. Një nga animatorët e Lëvizjes anglo-katolike të Oksfordit, u kthye në katolicizëm, duke arritur të krijohej edhe kardinal nga Papa Leoni XIII. Me bindjen e tij se laikët duhet të merrnin pjesë aktive në jetën e Kishës, i dha, në mungesë, një kontribut të shquar teologjik e filozofik Koncilit II të Vatikanit.

Nga shumë studiues, John Henry Newman, konsiderohet një nga prozatorët më të mëdhenj anglezë, mbrojtës e apologjet i besimit katolik në Britaninë e Madhe e një nga më të rëndësishmit në historinë e krishterimit. Në planin filozofik kontribuoi në zhvillimin e filozofisë së veprimit. Për tolerancën dhe butësinë, që e karakterizonin, u vlerësua shumë edhe në ambientet jo katolike.

Në homelinë e Meshë së Lumnimit, kremtuar në Birmingham më 2010, Papa Ratzinger kujtoi koherencën e kardinalit Newman, që deshi të bëhej katolik për të qenë deri në fund të fundit anglikan, duke cituar një fjali të tij: “unë kam një mision - shkruante i lumi i ri - jam një hallkë e një vargu, një pikë lidhëse ndërmjet njerëzve. Ai nuk më ka krijuar për asgjë. Do të bëjë mirë, do ta kryejë veprën e tij; do të jam engjëll i paqes, predikatar i së vërtetës mu në vendim tim....nëse e bëjë këtë do t’i bindem urdhërimeve të Tij e do ti shërbejë në thirrjen time”.&苍产蝉辫;

“Karakteristike e shërbimit në të cilin Njuman qe thirrur - kujtoi Papa Ratzinger - solli aplikimin e intelektit të tij të mprehtë e shkrimet e tij të shumta kushtuar ‘problemeve më urgjente të ditës’. Intuitat e tij mbi marrëdhënies ndërmjet fesë e arsyes, mbi hapësirën jetike të fesë së dëftuar në shoqërinë e qytetëruar, e mbi nevojën e edukimit të mbështetur mbi vlera të vërteta e vizione largpamëse, qenë të një rëndësie themelore jo vetëm për Anglinë fitimtare, por vazhdojnë ende sot të frymëzojnë e shndrisin shumë njerëz në mbarë botën”.

Ja një tekst nga lutja 'Më prij, Ti, dritë e fisme', e John Henry Newman  

Më prij, Ti, dritë e fisme

mes territ që më rrethon,

më prij!

E errët është nata e shtëpia, larg,

të lutem prap, më prij!

Forcomi këmbët, që më dridhen.

S’kërkoj këtë çast horizonte,

një hap tani më mjafton.

Veten kurrë s’e kam ndjerë

si e ndjej këtë ças;

as nuk të jam lutë

kurrë që të më prish, si sot…

Doja ta zgjidhja vetë gjithë udhën time,

po e humba shtegun...

Eja, prandaj,

më ndihmo ta gjej përsëri!

Dëshirova ditë me dritë verbuese

pse zemra ishte skllave e krenisë.

Po ti mos m’i kujto vitet që shkuan.

Gjatë, tepër gjatë, më bekoi kjo forca jote!

Dhe e di se s’do t’më lëshojë dore.

E di se përsëri do të më prij përpara,

rrëmore pas rrëmoreje, kënetë pas kënete,

shkëmb pas shkëmbi, përrua pas përroi

der’sa të bjerë nata…

Po di edhe se sapo të shkrepë agimi

do t’i shoh prap  fytyrat engjëllore,

që  i desha tash kah mot,

e që për pak, gati i pata humbur!

31 korrik 2025, 13:29