杏MAP导航

K?rko

Mesha e 29 qershorit n? Santa Maria Maggiore nga kardinali Ry?ko p?r 80-vjetorin e tij dhe p?r p?rfundimin e sh?rbimit t? tij si kryeprift Mesha e 29 qershorit n? Santa Maria Maggiore nga kardinali Ry?ko p?r 80-vjetorin e tij dhe p?r p?rfundimin e sh?rbimit t? tij si kryeprift

Kard. Ry?ko p?rfundon sh?rbimin si kryeprift n? Sh?n Marin? e Madhe. E pason kard. Makrickas

Papa fal?nderon kardinalin polak Ry?ko, i cili sot mbush 80 vje?, p?r sh?rbimin n? Bazilik?n Liberiane q? nga viti 2016. At? e pason kardinali Makrickas, deri tani kryeprift ndihm?s. M? 29 qershor nj? Mesh? p?r t? festuar tet?dhjet?vjetorin e lindjes dhe p?rfundimin e mandatit. Kard. Makrickas i b?ri homazhe paraardh?sit me nj? riprodhim t? fugur?s s? Zoj?s Mari Salus Populi Romani dhe e fal?nderoi p?r "kujdesin e v?mendsh?m, diskret por gjithmon? konkret" t? treguar ndaj t? gjith?ve.

R.SH. - Vatikan

Në shërbim të katër Papëve, me njërin prej të cilëve - Gjon Pali II - e lidhte një miqësi e thellë; president nderi i një Dikasteri të Vatikanit (asokohe Këshilli Papnor për Laikët); njeri i lutjes, i fesë, i spiritualitetit të madh, në moshën 80-vjeçare, të mbushura sot më 4 korrik, kardinali Stanis?aw Ry?ko përfundon shërbimin e tij si kryeprift i Bazilikës Papnore të Shën Marisë së Madhe, në Romë. Një detyrë që kardinali polak Ry?ko, me origjinë nga Andrychów, e kryente që nga viti 2016 dhe për të cilën – informon një buletin i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – Papa Leoni XIV ka shprehur mirënjohjen e tij. Kardinali Ry?ko tani pasohet nga kardinali Rolandas Makrickas, deri tani kryeprift ndihmës i Bazilikës Papnore të Shën Marisë së Madhe.

Dhurata e fugurës së Zojës Mari Salus Populi Romani

Si shenjë mirënjohjeje për punën e bërë në Bazilikën Liberiane, Shenjtërorja mariane aq e dashur për Papa Françeskun që deshi të varrosej aty, dhe për të festuar moshën e rëndësishme të 80-vjetëve, të dielën e kaluar, më 29 qershor, u kremtua një Meshë e kryesuar nga vetë Ry?ko. Një moment feste me një pjesëmarrje të gjerë besimtarësh, në fund të së cilës kardinali Makrickas i dorëzoi paraardhësit të tij një riprodhim të fugurës së Zojës Mari Salus Populi Romani, ikonës së ruajtur në Shën Maria Maggiore, pajtore qiellore e qytetit të Romës. Para këtij imazhi të shenjtë, sipas traditës i pikturuar nga Shën Luka, kardinali polak dëshmoi "një devocion autentik", tha Makrickas, duke theksuar se "është gjithmonë komplekse të arrish përmes një dhurate, megjithëse ajo mbart imazhin e Marisë Virgjër, të transmetosh ndjenjat e shumta dhe të ndryshme që e shoqërojnë sot".

Bashkëpunëtor i katër Papëve

Imazhi i Zojës Mari “Salus, në fakt, është një ikonë mariane e aftë të bashkojë dhe t’u përcjellë të gjithë atyre që e nderojnë Virgjrën Mari, ideale të shumta, të ndryshme e domethënëse: braktisjen e besueshme ndaj planeve të Zotit; zbatimin e vullnetit të Zotit; aftësinë për të dashur dhe për të mirëpritur njerëzit; kujdesi plot fe e dashuri ndaj Jezusit dhe shën Marisë”, tha kardinali lituan. “Mendoj se shërbimi i gjatë i kardinali Ry?ko ndaj Kishës, Selisë së Shenjtë dhe Papës, i ka shfaqur gjerësisht të gjitha këto realitete”.

Kard. Ry?ko-s i ka shërbyer Kishës tërë jetën dhe që nga viti 1995 qe në shërbim të Selisë së Shenjtë. E kardinali Makrickas deshi ta kujtojë këtë shërbim në bashkëpunimin me katër Papë, duke filluar nga Shën Gjon Pali II, i cili, si kardinal, në vitin 1969 e shuguroi meshtar dhe më pas e deshi në Romë në Këshillin Papnor për Laikët dhe Benedikti XVI, i cili e krijoi kardinal në Konsistorin e vitit 2007; më pas dy Papët e tjerë të zgjedhur në Konklava ku vetë Ry?ko ishte kardinal zgjedhës: Papa Françesku, i cili në dhjetor 2016 i besoi Bazilikën Papnore duke e emëruar kryeprift, dhe Leoni XIV i cili, pas zgjedhjes së tij, dy herë shkoi në Santa Maria Maggiore.

Besimi te Krishti

Kard. Makrickas deshi të kujtojë edhe moton “Lux mea Christus” të kardinalit polak, si paradigmë e besimit te Krishti, sipas shembullit të shën Marisë, Nënës Qiellore: ajo “i ofroi të gjithë ekzistencën e saj të plotë dhe të gjatë Jezusit, Zotit tonë”, pohoi Makrickas . “Kardinali Lilko dha gjithmonë një dëshmi të fuqishme dhe të ndritshme të një diakonie a shërbimi autentik ndaj Krishtit dhe Kishës së tij të Shenjtë, për të cilën të gjithë i jemi thellësisht mirënjohës”.

04 korrik 2025, 13:48