杏MAP导航

K?rko

Foto arkivore e nj? n?ne me f?mij?n e saj Foto arkivore e nj? n?ne me f?mij?n e saj

Selia e Shenjt?: politikat duhet t? mb?shtesin familjet, am?sin?, barazin?

Fjala e p?rfaq?suesit t? Selis? s? Shenjt? n? OKB: “T? sigurohet p?r t? gjith? sh?ndeti dhe mir?qenia, barazia gjinore dhe emancipimi i grave: objektiva q? k?rkojn? p?rpjekje t? p?rqendruar tek njeriu, jo tek ideologjit?”.

R.SH. / Vatikan

Sigurimi i shëndetit, i mirëqenies dhe i barazisë gjinore për të gjithë, si dhe fuqizimi i grave: këto, dy objektivat themelore të Axhendës 2030 të cilat, sipas Selisë së Shenjtë, kërkojnë përpjekje të përqendruara tek njerëzit dhe marrëdhëniet, jo thjesht tek axhendat ideologjike. Kryeipeshkvi Imzot Gabriele Caccia, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, e përsëriti këtë në fjalimet mbajtur më 14 dhe 15 korrik në dy seanca të Forumit Politik të Nivelit të Lartë, kushtuar përkatësisht Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDG) 3 dhe 5.

E drejta për shëndetin

Duke kujtuar të drejtën për shëndetin, Kryeipeshkvi kujtoi se "shëndeti nuk është thjesht mungesë e sëmundjes, por gjendje e plotë e mirëqenies fizike, psikologjike, sociale, shpirtërore dhe emocionale". Theksoi, më pas, se "shëndeti është pjesë jetësore e zhvillimit të gjithanshëm njerëzor". Megjithatë - vuri në dukje Kryeipeshkvi Caccia - "progresi drejt arritjes së OZHQ 3 Objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm) mbetet i pabarabartë". E dallimet, të thella: "miliona njerëz ende nuk kanë kujdesin shëndetësor bazë", shkalla e vdekshmërisë së nënave është në rritje dhe shumë vuajtje të lidhura me shëndetin mendor "mbeten të padukshme".

Për t'iu përgjigjur këtyre pengesave, nevojiten "politika të integruara" që njohin ndërvarësinë ndërmjet shëndetit dhe objektivave të tjera, siç janë lufta kundër varfërisë, ushqyerja, arsimi, uji dhe kanalizimet, si dhe financimi i zhvillimit. Mbi të gjitha, theksoi Imzot Caccia, shëndeti duhet t'u garantohet "anëtarëve më të ligësht të familjes njerëzore: të palindurve, fëmijëve, të moshuarve, njerëzve me aftësi të kufizuara, migrantëve dhe atyre që jetojnë në zona konflikti".

Familja, vend i zanafillës së marrëdhënieve

E pikërisht dinjitetin njerëzor të barabartë dhe "të patjetërsueshëm" kujtoi Kryeipeshkvi Caccia në fjalimin e dytë, duke cituar deklaratën Dignitas infinita të Dikasterit të Vatikanit për Doktrinën e Fesë. Barazia e plotë - nënvizoi Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara,- kërkon më shumë sesa njohje thjesht formale: nevojiten "kushte që ndihmojnë për zhvillimin e gjithanshëm të grave", siç janë arsimi cilësor, kujdesi shëndetësor, punësimi dinjitoz dhe jeta publike. Foli, më pas, kundër vizionit individualist dhe utilitar të rolit të femrës: "Gratë nuk duhet të shndërrohen në mjete të axhendave ekonomike ose politike". Në vend të kësaj, duhet të vlerësojmë "barazinë ndërmjet burrave dhe grave" dhe ta njohim familjen si vendin origjinal të marrëdhënieve. Për këtë arsye - përfundoi Kryeipeshkvi imzot Caccia - politikat gjinore duhet të "mbështesin dhe të mbrojnë familjet, amësinë e atësinë ", njëherësh me barazinë.

16 korrik 2025, 12:20