杏MAP导航

K?rko

2024.04.08 Donne Chiesa Frauen

FAS dhe Observatori i Jet?s e i Lindjes, aleanc? p?r t? ardhmen

P?rkimi i Fondit t? Ndihm?s t? Vatikanit dhe Observatorit lind nga nevoja p?r t? rigjall?ruar nj? vizion t? p?rt?rir? t? nivelit t? lindjeve si burim kolektiv. ?sht? angazhim q? synon t? luftoj? kriz?n e lindjeve n? Itali. Imzot Mistò (FAS): "Nuk mund t? mbetemi spektator? pasiv?"

R.SH. - Vatikan

Një plan pune i saktë dhe i përbashkët për muajt e ardhshëm! Është ai, që u vu në provë nga Observatori i Jetës dhe i Lindjes, organ tekniko-shkencor, dhe nga Fondi i Ndihmës Shëndetësore i Selisë së Shenjtë (FAS). Ndërmjet përparësive, sipas një njoftimi për shtyp, janë forcimi i mbështetjes financiare për familjet; zgjerimi i rrjetit të shërbimeve për fëmijët dhe prindërit; politikat e strehimit të përballueshëm për çiftet e reja dhe familjet e mëdha; miratimi i modeleve të punës fleksibile të orientuara drejt barazisë gjinore dhe nisja e fushatave kulturore, që e sjellin nivelin e lindjeve përsëri në qendër të debatit publik, jo si emergjencë të njëhershme, por si levë strategjike për zhvillimin e Italisë.

Istat (Instituti Kombëtar i Statistikave) zbulon se një nga çështjet kryesore kritike të vendit është rënia progresive demografike, e cila kërcënon stabilitetin social, ekonomik dhe kulturor të Italisë. Sipas të dhënave, në vitin 2024, lindjet ngecën në 370,000, rënie prej 2.6% krahasuar me vitin e kaluar, minimum i ri historik, në atmosferën e një plakjeje tejet të shpejtuar të popullsisë.

Vlera e jetës, baza për politika gjithëpërfshirëse

Është e nevojshme, lexohet, "të krijohet një vizion i ripërtërirë i shkallës së lindjeve, vizion që nuk lihet vetëm si fenomen privat ose emergjence, por njihet si burim kolektiv, që duhet të mbrohet dhe të përmirësohet përmes politikave publike dhe ndryshimit të thellë në mendësi".

Një nga anëtarët e Observatorit është edhe Imzot Luigi Mistò, president i Fondit të Kujdesit Shëndetësor të Selisë së Shenjtë (FAS), i cili dha një ndihmesë të çmuar në përcaktimin e kësaj përpjekjeje sistematike. "U krijua kështu - shënohet në deklaratë - një afërsi e thellë ndërmjet dy organizatave, bazuar mbi përputhjen e thellë të qëllimit dhe të vizionit". Të dyja organizatat kanë të njëjtin mendim, sipas të cilit "qendrimi i njeriut, vlera e jetës dhe mbështetja e familjes nuk janë thjesht parime abstrakte, por themele konkrete për ndërtimin e politikave të përbashkëta publike.

Kështu në këtë bashkësi etike dhe kulturore rrënjoset ndjenja e aleancës:  aleancë e cila i tejkalon rolet institucionale dhe bëhet terren pjellor për veprim të përbashkët".

Të bëhesh prind: zgjedhje e mundshme

"Përballë një krize kaq të thellë demografike" - deklaroi Monsinjor Mistò - "nuk mund të mbetemi vëzhgues pasivë". "Përvoja na mëson se kujdesi për njerëzit, për nevojat e tyre materiale dhe shpirtërore, është çelësi për ndërtimin e së ardhmes.

FAS e mbështet këtë shtegtim me maturi, por edhe me vendosmërinë e atyre që besojnë në dinjitetin e jetës, madje edhe para numrave". "Duhet të krijojmë një kulturë të re të jetës dhe të lindjes së fëmijëve, bazuar në njohjen e amësisë dhe atësisë si të mira të përbashkëta. Në këtë udhëtim - theksoi presidentja e Vrojtuesit, Donatella Possemato - dialogu me FAS është i paçmuar, sepse buron nga një vizion i përbashkët i personit, parë si  vlerë absolute, dhe i familjes, si bërthama themeluese e bashkësisë. Ky është kuptimi i angazhimit tonë të përbashkët: kombinimi i aftësive, i ndjeshmërisë dhe përgjegjësisë etike, për të krijuar ndryshime që e kanë kujdesin në qendër të zhvillimit".

Punë e përbashkët, kjo, për të siguruar që zgjedhja për t'u bërë prind të bëhet përsëri e mundshme, e qëndrueshme, e dëshirueshme.

11 korrik 2025, 10:07