Exelentia i dhuroi Pap?s dy automjete elektrike p?r shtegtimet apostolike n?p?r bot?
R.SH. / Vatikan
Dy automjete unike elektrike, rezultat i kombinimit të projektimit inxhinierik dhe ekspertizës së lartë mekanike, elektronike, prodhuese dhe artizanale të punëtorëve dhe teknikëve, të caktuara për udhëtimet private të Papës dhe, mbi të gjitha, për t'u përdorur me rastin e udhëtimeve të tij papnore. Kjo është dhurata për Leonin XIV që ekipi i Exelentia-s, kompani e themeluar dhe e drejtuar nga sipërmarrësit Domenico dhe Giovanni Zappia, së bashku me Club Car Group, ia dorëzoi personalisht Papës gjatë një takimi privat, mbajtur në Vilat Papnore të Castel Gandolfos më 3 korrik, ku mori pjesë një delegacion nga të dy kompanitë, i përbërë nga ekipi i menaxhimit dhe departamentet e përfshira në realizimin e projektit, në praninë e teknikëve dhe mekanikëve që punuan manualisht në automjete.
Qëndrueshmëria dhe siguria
Dy automjetet speciale - të realizuar në bazë të një automjeti elektrik prodhuar nga Garia, shoqëri e Grupit Group Car - u personalizuan me dorë, me një punim të kujdesshëm tekniko-artizanal që, para së gjithash, përfshinte përmirësimin e qëndrueshmërisë së plotë të automjetit, falë emetimeve zero mjedisore dhe akustike si dhe arritjes së standardeve më të larta të sigurisë, duke pasur parasysh nevojën për transport në bordin e avionit gjatë udhëtimeve ndërkombëtare të Atit të Shenjtë. Kontributi për realizimin erdhi nga Xhandarmëria, e cila vlerësoi fazat individuale të projektit. Ishte përpjekje ekipore, që synonte të ruante efikasitetin maksimal, të përmirësuar nga madhësia kompakte, manovrimi dhe shkathtësia e automjetit në lëvizjen nëpër hapësira të ngushta dhe rrugë me shumë këmbësorë.
Automjet për të shoqëruar takimet publike të Papës
Automjetet në fjalë mund të transportohen, të rehatshme dhe të sigurta, në avionë me udhëtime të gjata, pa u çmontuar, me një lehtësim të qartë të operacioneve të hyrjes dhe të daljes dhe me një reduktim të qartë të kohës së logjistikës. Kontribut themelor në veçantinë e projektit ishte edhe kontributi aktiv i marrë nga ITA Airways në përcaktimin e karakteristikave teknike, veçanërisht madhësisë së automjeteve dhe ankorimit, të nevojshme për të qenë në gjendje të vendosen në autobusët e avionëve me udhëtime të gjata. Për më tepër, për të forcuar komoditetin e përdorimit, karroceria u përshtat me shtimin e një doreze të përparme dhe mbështetëseve anësore të vendosura nën mbështetësen e krahut, në mënyrë që të ofrojë kapje të sigurta dhe rehati të plotë gjatë hipjes dhe zbritjes nga automjeti, i cili kështu është i përshtatshëm për të mbështetur dhe për të shoqëruar paraqitjet publike të Papës në qytete anembanë botës.