杏MAP导航

K?rko

Kishat e jugut global i paraqesin dokumentin Papa Leonit XIV (@VATICAN MEDIA) Kishat e jugut global i paraqesin dokumentin Papa Leonit XIV (@VATICAN MEDIA)

Drejt?sia klimatike, vendet e pasura t? njohin borxhin ekologjik ndaj Jugut t? bot?s

N? prag t? Cop30 q? do t? mbahet n? n?ntor n? Brazil, Kishat e Afrik?s, Azis?, Amerik?s Latine dhe Karaibeve paraqit?n dokumentin "Nj? thirrje p?r drejt?sin? klimatike dhe sht?pin? e p?rbashk?t: kthimi ekologjik, transformimi dhe rezistenca ndaj zgjidhjeve t? rreme". "T? promovojm? nj? kthim t? v?rtet? ekologjik dhe t? ndryshojm? paradigmat e kapitalizmit t? sot?m". Kritika t? ashpra edhe ndaj “green economy”.

R.SH. - Vatikan

Sot paradite në Sallën e Shtypit të Selisë së Shenjtë, në Vatikan, u prezantua dokumenti “Un llamado por la justicia climática y la casa común: conversión ecológica, transformación y resistencia a las falsas soluciones”(&辩耻辞迟;Një thirrje për drejtësinë klimatike dhe shtëpinë e përbashkët: kthimi ekologjik, transformimi dhe rezistenca ndaj zgjidhjeve të rreme"), hartuar nga Simpoziumi i Konferencave Episkopale të Afrikës dhe Madagaskarit (Secam), nga Federata e Konferencave Episkopale të Azisë (Fabc) dhe Këshilli Episkopal Latinoamerikan (Celam), koordinuar nga Komisioni Papnor për Amerikën Latine (Pcal).

Në takim morën pjesë, me moderimin e zëvendësdrejtoreshës së Sallës së Shtypit, Cristiane Murray, sekretarja e Pcal, Emilce Cuda, dhe kardinalët Jaime Spengler, kryeipeshkëv i Porto Alegres (Brazil), president i Celam dhe i Konferencës Kombëtare të Peshkopëve të Brazilit (Cnbb); Filipe Neri Ferrão, kryeipeshkëv i Goas dhe Damãos, në Indi, president i Fabc; Fridolin Ambongo Besungu, kryeipeshkëv i Kinshasës, në Republikën Demokratike të Kongos, dhe president i Secam.

Kriza klimatike është një çështje drejtësie, dinjiteti dhe kujdesi për shtëpinë e përbashkët

Teksti thekson se kriza klimatike "nuk është vetëm një problem teknik", por "një realitet urgjent, një çështje ekzistenciale e drejtësisë, dinjitetit dhe kujdesit për shtëpinë e përbashkët". Për të tentuar të përballemi me këtë krizë, duhet të "refuzohen zgjidhjet e rreme si kapitalizmi "i gjelbër", teknokracia, tregtimi i natyrës dhe ekstraktivizmi, të cilat përjetësojnë shfrytëzimin dhe padrejtësinë". Në vend të kësaj, është i nevojshëm "një kthim i thellë ekologjik", një ndryshim strukturor, që e vendos personin në qendër në marrëdhënien e tij me krijimin, dhe që nuk mund të mos përfshijë edhe një ndryshim të vërtetë paradigme të sistemit ekonomik, "duke zëvendësuar logjikën e fitimit të pakufizuar me ekologjinë integrale".

Apeli i Kishave të jugut global në prag të Cop30

Një apel i përbashkët nga Kishat e Jugut Global, shpjeguan folësit, i cili përshtatet me perspektivën e Cop30 të ardhshme, e planifikuar në Belém, Brazil, nga 10 deri më 21 nëntor 2025, për të kërkuar "barazi, mbrojtje e drejtësi" në mbrojtje të popullsive indigjene, ekosistemeve, komuniteteve të varfëra, njerëzve më të dobët, si të rinjtë, gratë dhe të moshuarit. Dokumenti frymëzohet nga enciklika Laudato si' e Papa Françeskut, dhe nga ftesa e Papa Leonit XIV për të trajtuar "plagët e shkaktuara nga urrejtja, dhuna, paragjykimi, frika nga ndryshimi dhe një paradigmë ekonomike që shfrytëzon burimet e Tokës dhe margjinalizon më të varfrit".

Dokumenti, të cilin folësit ia paraqitën Papës Prevost para takimit me shtypin, ilustron angazhimet që Kisha katolike mund të ndërmarrë: mbrojtjen e më të dobëtve në vendimet për klimën dhe natyrën; promovimin e sistemeve të bazuara në solidaritet, "maturinë e lumtur" dhe parimet e urtësisë së lashtë; forcimin e një aleance ndërkontinentale midis vendeve të Jugut Global; por edhe krijimin e një "Observatori special për drejtësinë klimatike" për të monitoruar rezultatet e Cop-eve. I rëndësishëm është edhe theksi i vendosur në çështjen edukative, vendimtare për të kundërshtuar "pozicionin haptazi mohues dhe apatik të adoptuar nga segmentet super të pasura të shoqërisë, të ashtuquajturat elita të pushtetit", thekson dokumenti, duke përmendur edhe nxitjen apostolike të Papa Françeskut Laudate Deum (nr. 38). Por raporti u drejtohet edhe të gjithë aktorëve globalë me kërkesa specifike: "Të respektohen Marrëveshjet e Parisit", duke vendoset "e mirën e përbashkët mbi fitimin"; të transformohet sistemin ekonomik në një udhë e drejtim më të qëndrueshëm për planetin; "të promovohen të drejtat e njeriut".

01 korrik 2025, 18:01