Carlo Acutis, D?shmitar i fes?, sepse e deshi me gjith? zem?r Jezusin
R.SH. / Vatikan
Po publikojmë fragmente nga një artikull i jezuitit Atë Arturo Elberti, kushtuar të riut Carlo Acutis
Në fillim të vitit 2006, po kaloja pranë Kolegjit Leoni XIII në Milano, drejtuar nga Shoqëria e Jezusit. Ishte orari i fundit të mësimeve dhe, meqë isha me Atin Shpirtëror, ai më foli për një nga studentët e rinj, duke e përshkruar si "djalë të përkushtuar shpirtërisht, me një prirje të gëzueshme". Ishte i riu Carlo Acutis.
TEKSTI PLOTË
Pas disa vitesh pata mundësinë të thellohesha, përmes biografive dhe studimeve, në jetën e këtij adoleshenti, i cili vdiq disa muaj më vonë, po atë vit. Kështu u njoha me jetën e tij. Së bashku me një student të ri të inxhinierisë kompjuterike, ai filloi të kujdesej dhe të mbikëqyrte faqen e internetit të famullisë së tij e, në të njëjtin vit, projektoi faqen e re të internetit për punën vullnetare të Institutit Leoni XIII. Nxiti dhe koordinoi prodhimin e reklamave për punën vullnetare të disa klasave, si pjesë e një konkursi kombëtar, të cilit ia kushtoi gjithë verën e vitit 2006 duke projektuar faqen e internetit për atë projekt. Organizoi edhe faqen e internetit të Akademisë Papnore Cultorum Martyrum. Por personaliteti dhe karakteri i tij përfshinin shumë aspekte, ndërsa dashamirësia dhe humori i tij i përzemërt tërhiqnin gjithnjë vëmendjen ndërmjet miqve të tij.
Por çka e dallonte Karlon nga shumë bashkëmoshatarë? Gjatë jetës së tij zbuloi shumë herët një Vetje unike: Jezu Krishtin! E ndërsa rritej, u dashurua thellësisht me Të. Që në moshë të re, takimi i tij me Zotin ia ndryshoi jetën. Karli gjeti tek Ai Mikun, Mësuesin, Shpëtimtarin, vetë Arsyen e ekzistencës së tij. Pa Të në jetën e tij të përditshme, nuk mund të kuptohet asgjë rreth jetës së Karlos, e cila është krejtësisht e ngjashme me atë të miqve të tij, por megjithatë ndryn përbrenda një sekret të pamposhtur. Falë udhërrëfyesve të tij shpirtërorë, e bazon jetën në dy shtylla themelore: Eukaristia dhe Zoja.
Që në moshë të re, jeta e tij ishte tërësisht eukaristike: jo vetëm që e donte dhe e adhuronte thellësisht Korpin e Gjakun e Krishtit, por përqafoi edhe aspektin e tij vetësakrifikues dhe vetëflijues, të cilin do ta shprehte gjatë sëmundjes së fundit. Mori pjesë në Kremtimin e përditshëm Eukaristik dhe i kushtoi shumë kohë lutjes së heshtur të adhurimit para Tabernakullit. "Nga Misteri i Eukaristisë, mësoj të kuptoj dashurinë e pafundme të Zotit për çdo njeri" – i pati thënë Prijësit të tij Shpirtëror
Shtylla tjetër themelore mbi të cilën ndërtoi jetën e tij, ishte Zoja: Asaj ia kushtoi tërë jetën; iu drejtua Asaj në kohë nevoje, i sigurt se Maria nuk i refuzonte asgjë. E pamundur të flasësh për Karlon, nëse nuk e ke parasysh përkushtimin e tij të fortë ndaj Zojës. Ai e thoshte besnikërisht çdo ditë Rruzaren dhe e përhapte devocionin ndaj Marisë ndër gjithë të njohurit e tij.
Në fillim të tetorit 2006, u prek nga një sëmundje, fillimisht e konsideruar thjeshtë si grip, por që më vonë u diagnostikua më realisht si formë shumë serioze e leuçemisë, tipi M3, e konsideruar si forma më agresive dhe, për këtë arsye, e pashërueshme e leuçemisë. U shtrua në spital. E ruajti qetësinë dhe gëzimin e tij deri në fund, madje edhe në çastet më kritike të sëmundjes, i sigurt për takimin e tij të afërt me Zotin, duke i përforcuar ata që kishte përreth me sjelljen e fjalët e tij. Mori Vajimin e të sëmurëve dhe Viaticum, Kungimin e fundit para vdekjes! U buzëqeshi të gjithëve me një shikim të ëmbël, e me një guxim të pashoq. Vdiq në orën 6:45 të mëngjesit, më 12 tetor 2006. Ishte vetëm 15 vjeç.
Kanonizimi i këtij të krishteri të ri ngjalli shumë interes e pritje. Pa dyshim, nuk munguan as mendimet e ndryshme që çuan në një kuptim disi të shtrembëruar të figurës së këtij të Lumi.
Kanonizimi i tij, i dëshiruar fort nga Papa Françesku, nuk kishte për qëllim të lartonte një teolog, e aq më pak, një Doktor të Kishës, në nderimet e altarit. Dëshironte të tregojë se edhe sot të rinjtë e krishterë mund ta jetojnë besimin ungjillor në mënyrë koherente, të plotë, dhe të kenë marrëdhënie me Sakramentin e Eukaristisë, që u lejon të kremtojnë Misterin shëlbues të Krishtit dhe të kenë marrëdhënie të gjallë me Atë, që është i pranishëm ndërmjet nesh.
Carlo Acutis duhet të kuptohet në larminë e tij shpirtërore dhe apostolike. Ai jo vetëm që frekuentonte kremtimin dhe adhurimin eukaristik, por gjithashtu nxirrte prej tij forcën për të dëshmuar Ungjillin, pikën qendrore të jetës së tij të re. Dëshmitarët kanë nxjerrë në pah gurët themelorë të besimit të tij: dashurinë për Eukaristinë, Sakramentet, Virgjërën Mari dhe dëshminë e besnikërinë e tij ndaj të tjerëve.
Kanonizimi i këtij të riu të krishterë ka ngjallur shumë interes dhe pritje. Padyshim nuk kanë munguar mendime të ndryshme, që çuan në vlerësime dhe interpretime disi të shtrembëruara të këtij të Lumi. Kanonizimi i tij, i dëshiruar fuqimisht nga Papa Françesku, nuk ka për qëllim të lartojë një teolog, e aq më pak një Doktor të Kishës, në nderimet e altarit. Ai synon të tregojë se edhe sot, të rinjtë e krishterë mund ta jetojnë fenë e tyre ungjillore në një mënyrë koherente dhe gjithëpërfshirëse dhe të kenë marrëdhënie me Sakramentin e Eukaristisë, që u lejon të festojnë Misterin shëlbues të Krishtit dhe të kenë marrëdhënie të gjallë me Të, që është i pranishëm midis nesh. Carlo Acutis duhet të kuptohet në diversitetin e tij shpirtëror dhe apostolik. Ai jo vetëm që frekuentonte kremtimin dhe adhurimin eukaristik, por nxirrte prej tij edhe forcën për ta dëshmuar Ungjillin, pikën qendrore të jetës së tij të re. Dëshmitarët nxorën në pah vijat themelore të fesë të tij: dashurinë e tij për Eukaristinë, Sakramentet, Virgjërën Mari dhe dëshminë e besnikërinë e tij ndaj doktrinës katolike.
Të rinj të tjerë janë propozuar dhe do të propozohen nga Kisha e popullit të Zotit: Maria Goretti, i Lumi Piergiorgio Frassati dhe shumë të tjerë... Asnjëri prej tyre nuk ishte teolog, por të gjithë morën forcë nga marrëdhënia e tyre me Eukaristinë dhe Virgjërën Mari për ta dëshmuar fenë e tyre. E, ndërmjet tyre, do të numërohet edhe i riu Acutis!
Nga Atë Arturo Elberti, S.I., Këshilltar Teolog i Dikasterit të Vatikanit për Çështjet e Shenjtorëve