杏MAP导航

K?rko

Litmanova, n? malin Zvir, n? Sllovaki Litmanova, n? malin Zvir, n? Sllovaki

Asnj? kund?rshtim p?r fillimin e devocionit marian n? Malin Zvir, n? Sllovaki

Let?r nga Dikasteri Vatikanit p?r Doktrin?n e Fes? drejtuar Kryeipeshkvit t? Pre?ovit p?r Katolik?t e Ritit Bizantin: t? shumta frytet shpirt?rore n? vendin e dukjeve t? hamend?suara t? Maris? Virgj?r nd?rmjet viteve 1990 dhe 1995, pran? fshatit t? vog?l Litmanová, n? Sllovaki

R.SH. / Vatikan

Vazhdon puna e Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë, i cili, falë normave të reja të publikuara vitin e kaluar, dha dritën jeshile (nihil obstat) pas vlerësimit të fryteve shpirtërore lidhur me dukjet e hamendësuara të Marisë Virgjër, ndodhur rreth viteve 1990-1995 në Litmanová, në Malin Zvir, në Sllovaki.

Letra nga Kardinali Victor Manuel Fernández, Prefekt i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë, i drejtohet Kryeipeshkvit të Pre?ovit për katolikët e ritit bizantin, Joná? Jozef Maxim. Duke pranuar kërkesën e ipeshkvit, i cili kujton rrëfimet e sinqerta e të panumërta dhe vlerëson "frytet e shumta shpirtërore fituar nga shtegtarët që vazhdojnë të frekuentojnë vendin" pavarësisht nga fakti se fenomeni i hamendësuar ka reshtur tridhjetë vjet më parë, Dikasteri i Selisë së Shenjtë për Doktrinën e Fesë analizoi mesazhet përkatëse. Ato përmbajnë "ftesa të çmuara për pendesë", në të cilat shkruhet pak a shumë kështu: "Lëreni Jezusin t'ju lirojë... E mos lejoni që armiku ta kufizojë lirinë tuaj, për të cilën Jezusi derdhi aq shumë gjak".

Zoja Mari vetë duket "e lumtur" dhe na fton të gjejmë rrugën e vërtetë drejt lumturisë në njohjen e dashurisë pa kushte: "Unë ju dua ashtu siç jeni... Dua të jeni të lumtur, por kjo botë të lumtur nuk do t'ju bëjë".

Mesazhe të ndryshme i inkurajojnë njerëzit, duke u treguar se rruga e Ungjillit nuk është e ndërlikuar: "Ai ju dëshiron gjithnjë e më të thjeshtë". Gëzimi dhe paqja në Zotin na mundëson ta dëshmojmë dhe ta përhapim paqen. E edhe mesazhet kanë nevojë për gjegje dhe pjesëmarrje në nismën e Zotit, duke i ngjarë Krishtit, i cili dhurohet nga dashuria. Dashuria për vëllezërit dhe motrat tona bëhet sintezë e përgjigjes sonë dhe e realizimit tonë.

Në letër, Kardinali Fernández pranon se një numër i kufizuar mesazhesh përmbajnë fragmente me "disa paqartësi dhe aspekte të pasakta", por duke pasur parasysh atë që Komisioni Doktrinor në një raport të vitit 2011, deklaroi për rastin: besohet se këto janë pasojë e interpretimit të brendshëm të atyre që mendohet se kanë përjetuar dukjen e Zojës. Këto pak mesazhe nuk paraqiten si  shprehje, por më tepër si përvoja shpirtërore: ata që i përjetojnë, përpiqen t'i kalojnë në fjalë, të cilat, megjithatë, në mënyrë të pashmangshme rezultojnë të pasakta. Për këtë arsye, ipeshkvit i kërkohet të botojë një përmbledhje "e cila përjashton ato pak deklarata që mund të çojnë në konfuzion dhe të shqetësojnë besimin e të beismtarëve thjeshtë".

Dikasteri i Vatikanit për Doktrinën e Fesë përsërit se nihil obstat, nuk e nënkupton njohjen dhe vërtetësinë mbinatyrore të dukjeve të hamendësuara të Zojës Mari, por "megjithatë lejon miratimin e kultit publik dhe komunikimin me besimtarët që, nëse dëshirojnë, mund ta pranojnë këtë propozim shpirtëror pa rrezik". Dukjet e hamendësuara të Zojës Mari nisën më 5 gusht 1990, tri kilometra larg Litmanová-s, fshat i vogël katolik bizantin në malet e Sllovakisë veriore, në praninë e tre fëmijëve: Ivetka Korcáková, 11 vjeç, Katka Ceselkovâ, 12 vjeç, dhe Mitko Ceselka, 9 vjeç. Virgjëra u duk me titullin Pastërti e Papërlyer.

09 korrik 2025, 15:36