杏MAP导航

K?rko

F?mij? mbi rr?nojat e luft?s F?mij? mbi rr?nojat e luft?s

Selia e Shenjt? n? OKB: mjaft me dhunimin e s? drejt?s s? f?mij?ve p?r jet?n

Delegacioni i Vatikanit thekson n? K?shillin e Sigurimit t? OKB-s? nevoj?n p?r t’i mbrojtur t? vegjlit nga brutaliteti i luft?s. Shqet?sim dhe d?nim p?r sulmin terrorist kund?r kish?s greko-ortodokse t? Mar Elias, n? Siri. K?rkesa p?r t’i b?r? ball? “persekutimit t? t? krishter?ve dhe p?r t? marr? masa kund?r kristianofobis?"

R.SH. – Vatikan

Ashpërsimi i konflikteve të armatosura dhe përdorimi gjithnjë e më i madh i forcës në konflikte rëndon gjithnjë e më shumë sidomos mbi jetën e më të brishtëve, si fëmijët, "ekzistenca e të cilëve karakterizohet shpesh nga brutaliteti i luftës, ndërsa dinjiteti dhe e ardhmja e tyre shkelen e kompromentohen". Ky është shqetësimi i shprehur nga delegacioni i Selisë së Shenjtë, dje, më 26 qershor, në Nju Jork, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me rastin e një debati kushtuar "Fëmijëve dhe konfliktit të armatosur".

Dhunimet e së drejtës për jetën

Selia e Shenjtë shqetësohet për "kushtet e tmerrshme të fëmijëve në zona me popullsi të dendur, të prekura nga konflikti i armatosur, ku përdorimi i bombave shkakton dëme të pakontrollueshme dhe joproporcionale". Veçanërisht alarmues është fakti se "vendet, që duhet të jenë strehime të sigurta e të paprekshme, si shkollat, spitalet dhe vendet e kultit, janë gjithnjë e më shumë subjekt i sulmeve", duke u bërë "vende shkatërrimi dhe frike". Të gjitha format e dhunës që pësojnë fëmijët, nënvizon Selia e Shenjtë, përbëjnë "shkelje të hapur të së drejtës së tyre themelore për jetën".

Kërkesat e Selisë së Shenjtë

Prandaj, Selia e Shenjtë kërkoi që të mos pengohet kurrë ndihma humanitare, gjë që do të përbënte shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Ajo theksoi se duhet t'i jepet fund "përdorimit, prodhimit dhe akumulimit të armëve pa dallim" dhe përsëriti thirrjen e saj për të gjitha shtetet, që t'u përmbahen konventave lidhur me ndalimin e armëve dhe me të drejtat e fëmijëve. Më pas, inkurajoi Këshillin e Sigurimit "të përdorë në mënyrë më të frytshme të gjitha mekanizmat në dispozicion për të çuar përpara zbatimin e axhendës për fëmijët dhe për konfliktet e armatosura, përfshirë veprimtarinë e Grupit të Punës kushtuar kësaj çështjeje".

Dënim për sulmin në Siri

Delegacioni i Vatikanit, përveçse mori parasysh dëmin e menjëhershëm fizik, analizoi edhe "kërcënimet afatgjata", për shkak të mbetjeve të luftës, përfshirë minat tokësore, të cilat shkaktojnë "trauma të thella psikologjike dhe emocionale". Gjithashtu, shprehu shqetësimin dhe dënimin për sulmin terrorist të 22 qershorit, në kishën greko-ortodokse të Mar Elias në Damask të Sirisë. Prandaj, Këshillit të Sigurimit iu kërkua të zgjidhë çështjen e "persekutimit të të krishterëve dhe të ndërmarrë veprime kundër kristianofobisë".

27 qershor 2025, 12:35