杏MAP导航

K?rko

2025.06.12 aiuti del Papa a Kharkiv

Me Pap?n Leoni, angazhimi p?r bamir?si n? Ukrain? vazhdon: kamion me ndihma n? Kharkiv

Nj? kamion mb?rriti n? nj?r?n prej zonave m? t? prekura koh?t e fundit nga ofensiva ruse. Kardinali l?moshtar Krajewski: angazhimi i Selis? s? Shenjt? p?rkrah nevojtar?ve nuk njeh ndales?, as pushim

R.SH. - Vatikan

“Edhe gjatë këtyre ditëve, me Seli të pazënë, Zyra e Bamirësive Apostolike e vijon misionin: ta çojë mirësinë e Papës atje, ku ka nevojë”. Toni i kardinalit lëmoshtar Konrad Krajewski është i qetë, por edhe i vendosur gjatë komentimit të mbërritjes në Kharkiv, qytet ukrainas veçanërisht i prekur javët e fundit nga bombardimet e shumta ruse, të një kamioni masiv me ndihma. Mjeti u nis disa ditë më parë nga Bazilika e Shën Sofisë në Romë. “Bamirësia nuk ndalet kurrë”, thotë kardinali. Fjalët e tij shoqërohen me fakte, me dërgimin e fotove që tregojnë se si Ukraina e munduar, siç e përcaktoi edhe Papa Leoni, duke ndjekur shembullin e Papës Françeskut, është gjithmonë në zemrat e Papëve.

Kamioni mbërriti në Ukrainë
Kamioni mbërriti në Ukrainë

Dërgimi në Ukrainë

Që nga fillimi i luftës, Santa Sofia, kisha ukrainase në Romë, është bërë pikë e mbledhjes së solidaritetit të një qyteti të tërë. Edhe Bamirësia Apostolike solli gjithçka që mblodhi në depot e Papës, për dërgesën e re të ndihmës. "Ne ngarkuam brenda kamionit disa karrige dhe tavolina, marrë nga një hotel që po i çmontonte" - thotë Krajewski - Ngarkesa përmbante edhe dyshekë, ushqim dhe shumë gjëra për fëmijët. "Ata kanë nevojë për gjithçka - vazhdon kardinali - veçanërisht në këtë kohë". Një kohë në të cilën nevojat po bëhen urgjente, ndaj Papa Leo u përgjigjet me përkushtim dhe afërsi.

13 qershor 2025, 14:49