Leoni XIV: m? 9 qershor kremton Jubileun e Selis? s? Shenjt? n? Bazilik?n e Sh?n Pjetri
R.SH. / Vatikan
Leoni XIV do të kryesojë të hënën, më 9 qershor, në orën 11.30, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, kremtimin Eukaristik me rastin e Jubileut të Selisë së Shenjtë, në kujtimin liturgjik të së Lumes Virgjër Mari, Nënë e Kishës. Kështu bën të ditur Zyra e Kremtimeve Liturgjike të Papës.
Françesku vendosi ditën e festёs “Maria Nënë e Kishës”
Po kujtojmë se tё hënën pas solemnitetit të Rrëshajëve, festës së Shpirtit Shenjt, Kisha katolike romake kremton festën e së "Lumes Virgjër Mari, Nënë e Kishës”, themeluar nga Papa Françesku mё 2018, për ta thelluar në zemrat e barinjve, rregulltarëve dhe besimtarëve, ndjenjën amtare të Kishës, ashtu si dhe përshpirtërinë e vërtetë mariane.
Maria është Nënë e Mësuese për të krishterët e të gjitha kohërave. Maria në fakt është Nëna e Kishës, siç e kanë shpallur solemnisht Papa Pali VI dhe Koncili II Vatikanas. Zoja Bekuar me titullin ‘Nënë e Kishës’ kremtohet nga Kisha katolike zyrtarisht që nga viti 2018, kur pas botimit të dekretit “Ecclesia Mater”, të Kongregatës së Selisë sё Shenjtё për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, më 3 mars 2018, me dëshirën e vetë Papës Françesku, u vendos qё festa kremtohet të hënën pas Rrëshajëve, për ta thelluar në zemrat e barinjve, rregulltarëve dhe besimtarëve, ndjenjën amtare të Kishës, ashtu si dhe përshpirtërinë e vërtetë mariane. Dekreti mban datën e 11 shkurtit 2018, në 160-vjetorin e dukjes së parë të Zojës së Bekuar në Lurdë.