杏MAP导航

K?rko

2025.06.06 Il cardinale Grech all'Alfonsiana

Kardinali Grech: Kisha pran? sfidave t? sotme, ?sht? sinodale

Sekretari i p?rgjithsh?m i Sinodit t? Ipeshkvijve, n? nj? fjalim n? Akademin? Alfonsiane, n?nvizoi kontributin q? nj? Kish? e aft? p?r t? “ecur s? bashku” mund t’i sjell? shoq?ris? s? prekur nga kaq shum? sfida. Kardinali theksoi edhe se Kisha sinodale mund t? ofroj? “nj? q?ndrim d?gjimi t? p?rvuajtur dhe durimtar” n? fush?n e ekonomis? dhe t? zhvillimit

R.SH. - Vatikan

“Kisha, që i përgjigjet thirrjeve për t’iu afruar problemeve njerëzore dhe shoqërore”, siç janë progresi teknologjik, zhvillimi ekonomik dhe konfliktet në botë, “është sinodale, domethënë, Kishë e Popullit të shenjtë të Zotit” e thirrur për të “ecur së bashku”. Kështu, Kardinali Mario Grech, sekretar i përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkvijve,  e përshkruan misionin dhe kontributin e një Kishe sinodale përballë sfidave të botës bashkëkohore, në lectio magistralis, mbajtur sot në mëngjes, 6 qershor, në Institutin e Lartë Papnor të Teologjisë Morale (Akademia Alfonsiane). Kardinali foli me rastin e fillimit të një kursi shumëvjeçar kërkimor dhe formues në fushën ekonomike, frymëzuar nga Doktrina Sociale e Kishës, paraqitur sot me studime të ndryshme kushtuar temës "Për një ndërgjegje morale sinodale dhe sipërmarrëse". 

Misioni i një Kishe sinodale sot

Për Kardinalin Grech, Kisha sinodale ka rol të veçantë për të luajtur në "kontekstin shoqëror bashkëkohor", "duke imponuar sfida" të tilla si "progresi teknologjik që nuk korrespondon gjithmonë me zhvillimin e vërtetë njerëzor" dhe "një botë të shkatërruar nga përçarjet dhe konfliktet". Përballë "njerëzimit të plagosur", bashkësia e besimtarëve dhe e gjithë familja njerëzore pyeten për rolin që duhet të marrin përsipër, vëren Grech.  

"Sinodaliteti duhet të bëhet stil për të gjithë Kishën", vijoi Kardinali që kujtoi, në vijim, edhe dy përvjetorë të rëndësishëm, të cilët mund të ndihmojnë: Jubileun e Shpresës, i cili e bën dëshminë dhe misionin e të gjithë besimtarëve konkretë, dhe 60-vjetorin e botimit të Kushtetutës Baritore Konciliare Gaudium et Spes, që ripohon rëndësinë e “Kishës e cila ecën në histori”, veçanërisht me ata që vuajnë.

Kontributi sinodal në zhvillimin ekonomik

Gaudium et Spes pohon orientimin për zhvillimin ekonomik që duhet të jetë “i përqendruar te njeriu” dhe jo “i udhëhequr vetëm nga disa njerëz të fuqishëm”. “Natyra sinodale e Kishës i ofron botës, veçanërisht asaj të ekonomisë dhe financave, kontributin e saj për vlerësimin dhe zhvillimin e të gjithëve”, këmbëngul kardinali.

 Për kardinalin, “profecia e sinodalitetit” ka rolin e dyfishtë të ndihmës në zhvillimin e “njeriut në veçanti” dhe “të të gjithë njerëzve, në përgjithësi”, duke mbajtur qëndrime të tilla, si dëgjimi dhe durimi në nivel individual dhe pajtimi, kthesa dhe bashkimi, në nivel global dhe kolektiv.

“Kisha sinodale, duke ndjekur Zotin e saj, i tregon shoqërisë, dhe në veçanti botës së ekonomisë, një qëndrim dëgjimi të përulur dhe të duruar” - përfundon Kardinali - që lejon një vetëdije më të madhe për veten dhe për realitetin shoqëror, duke nxitur zhvillimin e orientuar drejt humanizimit, në vend që të udhëhiqet nga logjika e orientuar plotësisht drejt biznesit ose fitimit. Në këtë mënyrë, i ofron shoqërisë dhe sistemeve të saj politike dhe ekonomike një ftesë profetike për pajtim, kthim dhe bashkim”.

06 qershor 2025, 16:56