杏MAP导航

K?rko

Kardinali Pietro Parolin, sekretar shteti t? Vatikanit, n? Villa Madama, n? Rom? Kardinali Pietro Parolin, sekretar shteti t? Vatikanit, n? Villa Madama, n? Rom?

Kard. Parolin: Selia e Shenjt? n? vij?n e par? p?r ?armatimin b?rthamor

Sekretari i Shtetit t? Vatikanit n? Villa Madama n? Rom? p?r nj? takim mbi Don Oreste Benzin, "nd?rtues i v?rtet? i urave dhe solidaritetit". I pyetur p?r frontin e ri t? luft?s midis Izraelit dhe Iranit, kardinali Parolin thekson urgjenc?n e ?armatimit, dialogut dhe negociatave. P?r fundin e jet?s n? Itali, kardinali Parolin k?rkon q? ?do propozim ose vendim t? mbroj? dinjitetin njer?zor

R.SH. / Vatikan

"Ne vërtet shpresojmë dhe punojmë si Selia e Shenjtë në vijën e parë për çarmatimin bërthamor". Kështu deklaron kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, duke iu referuar frontit të ri të luftës që u hap ditët e fundit midis Izraelit dhe Iranit. Në Villa Madama,në Romë, i ftuar sot paradite në eventin "Don Oreste Benzi: ndërtues i urave për drejtësinë globale dhe solidaritetin" në prani të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, Sekretari i Shtetit të Vatikanit – duke iu përgjigjur pyetjeve të agjencisë së lajmeve Ansa – thekson angazhimin e Selisë së Shenjtë për çarmatimin: "Ne kemi propozuar dhe, madje, është arritur tashmë kjo marrëveshje mbi imoralitetin e posedimit të armëve bërthamore, jo vetëm të përdorimit". "Natyrisht – shton kard. Parolin – edhe çarmatimi bërthamor duhet të kryhet në mënyrë paqësore përmes dialogut dhe negociatave. Dhe kjo është ajo që ne kërkojmë në këtë moment".

Fundi i jetës

Kardinali Parolin u pyet sërish nga agjencia e lajmeve ANSA për çështjen e fundit të jetës, në dritën e rastit të fundit në Itali – për të cilin do të duhet të shprehet Gjykata Kushtetuese e vendit – të një gruaje plotësisht të paralizuar që nuk mund të vetë-administrojë ilaçin vdekjeprurës dhe që ka kërkuar që këtë ta bëjë mjeku i saj. Kard. Parolin, duke shprehur "shqetësim të madh" për çështjen, kujton se "Kushtetuta e Italisë është në favor të jetës dhe kjo duhet të theksohet në të gjitha mënyrat". "Për rregullimin e problemit të fundit të jetës ka shumë propozime", shton ai, "ne vërtet shpresojmë që çdo propozim, çdo vendim që mund të merret të mbrojë dinjitetin njerëzor, të mbrojë situatën e tij, që të mund të jetë në ndihmë të të interesuarve".

Don Benzi, ndërtues i urave dhe solidaritetit

Në fjalën e tij në sallë, kardinali Pietro Parolin u ndal gjatë te figura e meshtarit Don Benzi, themeluesi i Komunitetit Papa Gjon XXIII, me rastin e njëqindvjetorit të lindjes së tij. Ai është figura, tha Parolin, e "një ndërtuesi të vërtetë të urave dhe solidaritetit", "themelues dhe nxitës i një realiteti që ka pasuruar jetën e Kishës në Itali dhe në botë. Papa Benedikti XVI e ka quajtur 'meshtar i përulur dhe i varfër i Krishtit, një figurë e madhe dhe shembullore, afër të fundmëve'. Ajo që të bie në sy te personaliteti i tij është besimi i palëkundur në ofrimin dhe bashkëndarjen e një mundësie të dytë jete" për çdo person.

Frutat e Komunitetit Gjon XXIII

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kard. Parolin kujtoi se "shumë" janë jetët që kanë lulëzuar në Komunitetin Papa Gjon XXIII, "në dobi të atyre që ishin humbur në format e pafundme të varfërisë. Ungjilli na mëson se pema njihet nga frutat dhe Komuniteti Papa Gjon XXIII, i themeluar në vitin 1968 nga Don Benzi, konfirmon këtë parim me angazhimin e tij të vazhdueshëm në luftën kundër margjinalizimit dhe varfërisë, përmes pritjes dhe asaj që Don Oreste e quante 'bashkëndarje e drejtpërdrejtë'". "Komuniteti – vazhdoi kardinali Parolin – lidh jetën e tij me të varfrit dhe të shtypurit, duke jetuar me ta si një familje e vërtetë dhe duke rritur marrëdhënien me Krishtin. Don Oreste mësonte dhe dëshmonte se mjerimi më i rrezikshëm është largësia nga Zoti. Buzëqeshja e tij e mirë dhe veladoni i tij i vjetër ishin shenjë e një dashurie të thellë për të vegjlit, të varfrit, të përjashtuarit dhe të braktisurit e shoqërisë".

17 qershor 2025, 15:09